Sport

Zyrtare, Muçi edhe një vit bardheblu

Pas aludimeve dhe përballë kërkesave për shitjen e talentit të sulmit, skuadra e Tiranës ka arritur firmosjes së një kontrate edhe për një vit me sulmuesin Ernest Muçi
Featured image of article: Zyrtare, Muçi edhe një vit bardheblu
Përditësuar:

TIRANE – Më në fund është zgjidhur edhe telenovela e Ernest Muçit te Tirana. Skuadra bardheblu me sa duket ka arritur ta bindë talentin e saj të sulmit për të qëndruar edhe një vit të paktën me kampionët e Shqipërisë. Këtë lajm të mire për tifozët e saj, skuadra kryeqytetase e ka dhënë nëpërmjet një postimi në rrjetin e saj social FB, ku shkruan:

“Tirana njofton rinovimin e kontratës me lojtarin Ernest Muçi.
Klubi i futbollit Tirana njofton vazhdimësinë e kontratës me Ernest Muçin. Pas një viti të suksesshëm me fanellën bardheblu, sulmuesi dhe presidenca kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe kanë vendosur të zgjasin bashkëpunimin mes tyre edhe në sezonin e ri. Lojtari i rritur në kampin e kampionëve vazhdon të furnizojë sulmin në skuadrën e tij të zemrës.”

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

B.T (Dosja.al)

Shto Koment