
SPANJE – Atletiko tashmë ka një sulmues të ri. Moussa Dembele, një ish-lojtar i Lionit, është lojtari i zgjedhur nga skuadra “colchonero” për të zëvendësuar Diego Kostës, i cili u largua nga madrilenët javë më parë për arsye personale.
Bardhekuqtë dhe Lioni kanë zyrtarizuar marrëveshjen e huazimit për 1.5 milion euro të sulmuesit francez deri në fund të sezonit. Kështu Moussa Dembele do të luajë me Atletiko Madridin me një mundësi blerje prej 33.5 milionë eurosh.
Kjo shifër që mund të rritet në 38.5 milionë, nëse përmbushen stimuj të ndryshëm. Francezët, në rast se Atlétiko e zotëron lojtarin edhe pas 30 qershorit, do të ruajë 10% të kartonit të lojtarit në një shitje në të ardhmen.
🔴⚪ ¡ #BienvenidoDembélé !
Acuerdo con el Olympique Lyonnais para la cesión de @MDembele_10 para lo que resta de temporada.
🏧 #AúpaAtleti pic.twitter.com/Hau4fRlhLl
— Atlético de Madrid (@Atleti) January 13, 2021
B.T (Dosja.al)