Politike

ZYRTARE! Komisioneri i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi do të ruhet nga Garda e Republikës, do të ketë shofer personal dhe truprojë

Në vendimin e publikuar e të firmosur, shkruhet se Celibashi do të ketë shofer personal dhe truprojë, gjithsej 2 nënoficerë të Gardës së Republikës.
Featured image of article: ZYRTARE! Komisioneri i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi do të ruhet nga Garda e Republikës, do të ketë shofer personal dhe truprojë Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi

TIRANË– Këshilli i Ministrave ka vendosur që Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi të ruhet nga Garda e Republikës.

Në vendimin e publikuar e të firmosur, shkruhet se Celibashi do të ketë shofer personal dhe truprojë, gjithsej 2 nënoficerë të Gardës së Republikës.

VENDIMI I PLOTE

NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.591, DATË 5.9.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E PERSONALITETEVE TË TJERA TË LARTA SHTETËRORE TË VENDIT, QË DO TË RUHEN DHE MBROHEN NGA GARDA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “c”, të nenit 4, të ligjit nr.8869, datë 22.5.2003, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

V E N D O S I:

  1. Pas shkronjës “ë”, të pikës 1, të vendimit nr.591, datë 5.9.2007, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shtohet shkronja “f”, me këtë përmbajtje:

“f) “Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve”, me truprojë – shofer, gjithsej, 2 nënoficerë”.

  1. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Garda e Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

(F.M/DOSJA.AL)

Shto Koment