Sport

Zyrtare!  Klubi i futbollit ‘Roma’ blihet nga miliarderi amerikan Dan Friedkin  

Presidenti aktual, James Pallotta tha se të dy palët do të punojnë për të përfunduar procesin gjatë ditëve të ardhshme.
Featured image of article: Zyrtare!  Klubi i futbollit ‘Roma’ blihet nga miliarderi amerikan Dan Friedkin   Roma

ROMË- Presidenti aktual i klubit të futbollit në Romë, James Pallota ka vendosur ta shesë Romën te miliarderi amerikan Dan Friedkin. Mediat e huaja kanë bërë të ditur se marrëveshja është nënshkruar ditën e djeshme dhe Friedkin e ka blerë Romën për 591 milionë euro.

“As Roma mund të konfirmojë se është arritur marrëveshje mes aksionarëve të Romës dhe një gurpi Friedkin në lidhje me shitjen e klubit.”- thuhet në njoftim e klubit.

Presidenti aktual James Pallotta tha se të dy palët do të punojnë për të përfunduar procesin gjatë ditëve të ardhshme. Sakaq transaksioni i marrëveshjes  parashikohet të mbyllet brenda muajit. Ndërsa kryetari aktual i ‘Romës’ është shprehur se ky është një hap i madh për futbollin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Të gjithë ne në grupin Friedkin jemi të lumtur që kemi ndërmarrë hapat për t’u bërë pjesë e këtij qyteti dhe klubi. Ne mezi presim që të mbyllim sa më shpejt blerjen dhe të futemi në familjen e ‘Roma’.”- ka deklaruar Dan Friedkin, kryetar dhe drejtor në grupin Friedkin.

Burimi: reuters.

(A.K.dosja.al)

Shto Koment