Sport

Zyrtare: Juventusi investon 72 mln euro për mesfushorin e Barcelonës

Lajmi ka qarkulluar prej javësh: Arthur do të transferohet në Torino pas fundit të këtij sezoni
Featured image of article: Zyrtare: Juventusi investon 72 mln euro për mesfushorin e Barcelonës Juventus Stadium

Nuk ka më dilema, deklarata boshe, spekulime apo dyshime mediatike. Mesfushori Arthur është zyrtarisht lojtar i Juventusit. Braziliani do ta nisë aventurën e re me t’u mbyllur sezoni aktual.

23-vjeçari do të shkëmbehet me mesfushorin e Juventusit, Miralem Pjanic, në fillim të muajit të ardhshëm. Barcelona ka zyrtarizuar e para lajmin, që pritej të komunikohej pikërisht sot.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Juventusi do të paguajë 72 milionë euro për brazilianin, plus 10 milionë euro të tjera në formë bonusesh. Arthur ka luajtur 72 ndeshje me Barcelonën, por asnjëherë nuk ka bindur.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment