Sport

Zyrtare: Interi transferon yllin e Real Madridit për 40 mln euro!

Me shpejtësinë dhe aftësitë e tij teknike, Hakimi shihet si lojtari ideal për skemat e trajnerit Antonio Conte. Ky i fundit kërkon që mbrojtësit e krahut të jenë kryesisht mesfushorë, pikërisht si Hakimi
Featured image of article: Zyrtare: Interi transferon yllin e Real Madridit për 40 mln euro! Futbollistët e Interit

Asnjë dyshim, edhe pas fjalëve të Zidane! Mbrojtësi Achraf Hakimi është zyrtarisht lojtar i Interit. Marokeni u ka kushtuar zikaltërve 40 milionë euro plus 5 të tjera në formë bonusesh.

“Real Madrid dhe Interi kanë rënë dakord për transferimin e Achraf Hakimit. Klubi falenderon lojtarin për gjithë vitet e përkushtimit, profesionalizmit dhe sjelljes shembullore, që kur ai iu bashkua akademisë në 2006. I urojmë fat”, është komunikata zyrtare e Real Madridit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Me shpejtësinë dhe aftësitë e tij teknike, Hakimi shihet si lojtari ideal për skemat e trajnerit Antonio Conte. Ky i fundit kërkon që mbrojtësit e krahut të jenë kryesisht mesfushorë, pikërisht si Hakimi.

M.P. / Dosja.al

Etiketa:

Shto Koment