Sport

Zyrtare: Conte bën përforcimin e radhës dhe “blindon” krahun e djathtë

Ai është Moses. Luan si mesfushor i djathtë dhe ka dy sezone i huazuar te Fenerbahce
Featured image of article: Zyrtare: Conte bën përforcimin e radhës dhe “blindon” krahun e djathtë Antonio Conte

Interi sapo ka zyrtarizuar transferimin e radhës. Bëhet fjalë për mesfushorin e djathtë, Victor Moses, i cili shihet si lojtari ideal për trajnerin Antonio Conte.

Më saktë, për sistemin e këtij trajneri, i cili luan me 3-5-2 dhe Moses përshtatet krejt mirë me të. Nigeriani transferohet nga Chelsea në formë huazimi deri në fund të sezonit. Kostoja e blerjes së tij do të jetë 12 mln euro, nëse Conte bie dakord që 29-vjeçari ia vlen.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Moses ka luajtur më parë nën drejtimin e teknikut Conte, kur ky i fundit punonte te Chelsea. Ai luan si mesfushor i djathtë dhe ka dy sezone i huazuar te Fenerbahce, ku ka shënuar 4 gola.

M.P. / Dosja.al

Etiketa:

Shto Koment