Sport

ZYRTARE/ Atletiko Madrid njofton prishjen e kontratës me Diego Kostan

Ka qenë vetë sulmuesi, ai që i ka kërkuar klubit të largohej për arsye personale, duke mbyllur kështu përvojën e tij e fanellën e “Los Colchoneros”.
Featured image of article: ZYRTARE/ Atletiko Madrid njofton prishjen e kontratës me Diego Kostan
Përditësuar:

SPANJE – Tashmë është zyrtare, braziliani i natyralizuar Diego Kosta, nuk do të jetë më pjesë e Atletiko Madridit. Lajmi është konfirmuar nga klubi kryeqytetas nëpërmjet një njoftimi zyrtar, ku bëhet me dije se është arritur marrëveshja me sulmuesin spanjoll, për zgjidhjen e kontratës. Ka qenë vetë Diego Kosta, ai që i ka kërkuar klubit të largohej për arsye personale, duke mbyllur kështu përvojën e tij e fanellën e “Los Colchoneros”.

Sfida ndaj Real Sociedadit do të jetë e fundit për Diego Kostan me skuadrën nga Madridi. Në fakt, viti 2020 nuk është për t’u mbajtur në kujtesën e Diegos. Vështirë se ka pasur një muaj të qetë për sulmuesin me origjinë braziliane.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E nisi vitin me një hernie, që e largoi nga fushat e lojës për muaj me radhë, më pas pësoi një një trombozë venoze të shkaktuar si një efekt dytësor nga Covid-19. Dhe për t’i bërë gjërat edhe më keq, arsyet familjare kanë nxitur largimin e tij disa muaj para se të përfundonte kontratën e tij si bardhekuq në qershor të vitit të ardhshëm

B.T (Dosja.al).

Shto Koment