Aktualitet

ZYRTARE/ Arrestohen 10 persona pas protestës së Unazës së re, 5 nën hetim në gjendje të lirë

Gjithashtu bëhet me dije se janë proceduar penalisht edhe pesë persona të tjerë.
Featured image of article: ZYRTARE/ Arrestohen 10 persona pas protestës së Unazës së re, 5 nën hetim në gjendje të lirë Foto Ilustruese
TIRANË-Policia e Tiranës ka zbuluar zyrtarisht numrin e personave të cilët janë arrestuar mbrëmjen e sotme në përfundim të protestës tëk Unaza e Re. Sipas njoftimit zyrtar në pranga kanë rënë në pranga 10 persona , mes tyre edhe ish-deputeti Klevis Balliu.

Gjithashtu bëhet me dije se janë proceduar penalisht edhe pesë persona të tjerë.

Me ndryshimin e kodit Penal që ka hyrë në fuqi mbi 10 të arrestuarit rëndojnë akuzat për veprat penale  “Organizimi, pjesëmarrja, grumbullimi dhe manifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”,  “Prishje e rendit dhe qetësisë  publike, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe  “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Të arrestuarit janë:
-Klevis Balli, 30 vjeç,

– R.M., 46 vjeç, lindur në Kukës, banues në Tiranë;

– S.M., 51 vjeç, lindur në Kukës, banues në Tiranë;

– B.N., 26 vjeç, lindur në Dibër, banues në Tiranë;

– K.Y., 59 vjeç, lindur në Skrapar, banues në Tiranë;

– B.N., 60 vjeç, lindur e banues në Tiranë;

– A.Th., 38 vjeç, lindur në Kukës, banues në Tiranë;

– A.M., 49 vjeç, lindur në Patos, banues në Fier;

– D.N., 25 vjeç, lindur e banues në Tiranë;

– A.Sh., 25 vjeç, lindur në Peqin, banues në Tiranë.

Gjithashtu u proceduan penalisht në gjendje të lirë edhe 5 persona të tjerë, ata janë: G.D., T.N., E.H., A.B. dhe Ç.M., nga Tirana.

Sipas policisë po vijon puna edhe për identifikimin dhe kapjen e të tjerë personave që bllokuan rrugën.

Policia thekson ndër të tjera se në rrugën “Teodor Keko” në zonën e Unazës së Re kanë organizuar e zhvilluar një tubim të paligjshëm dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit rrugor në të dyja drejtimet e rrugës, duke kundërshtuar dhe mos iu bindur thirrjeve të Policisë për të liruar rrugën.

Me ndryshimet e reja në Kodin Penal, bllokimi i rrugëve duke penguar lëvizjen e lire të automjeteve  është vepër penale dhe dënohet me burg. Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve të mos bien pre e keqpërdorimeve, por të protestojnë në mënyrë të ligjshme dhe në vende ku nuk pengohet qarkullimi i automjeteve.

Shto Koment