DiasporaRajoni

Zyra e presidencës bën publike urimet që ka marrë presidentja e Kosovës Vjosa Osmanit

Sipas njoftimit për media, Vjosa Osmani-Sadriu ka pranuar telegrame urimi nga presidenti italian Sergio Mattarella, shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Joseph Borrell, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç dhe presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
Featured image of article: Zyra e presidencës bën publike urimet që ka marrë presidentja e Kosovës Vjosa Osmanit Vjosa Osmani

KOSOVË– Zyra e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit ka bërë publike disa prej emrave të liderëve ndërkombëtarë që kanë uruar kryetaren e re të shtetit.

Sipas njoftimit për media, Vjosa Osmani-Sadriu ka pranuar telegrame urimi nga presidenti italian Sergio Mattarella, shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Joseph Borrell, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç dhe presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

“Në urimin e tij, presidentit italian z.Mattarella, ka shfaqur shpresën se nën udhëheqjen e Presidentes Osmani, Kosova do të jetë në gjendje të bëjë hapa konkret në reforma të brendshme, të cilat e afrojnë me BE-në. Presidenti italian, gjithashtu i ka uruar që bashkëpunimi në mes të Prishtinës dhe Romës të rritet dhe më tej në përputhje me angazhimin italian përkrah Kosovës, me ç`rast ka përmendur pjesëmarrjen domethënëse të Italisë në misionin e KFOR-it. Kurse shefi i politikës së jashtme të BE-së, z.Borrell, ka shfaqur gatishmërinë për ta mbështetur Kosovën në rrugën e integrimit evropian dhe në të njëjtën kohë ka theksuar se institucioneve të reja të vendit u mbetet të fokusohen në procesin e reformave dhe atë të  dialogut”,– thuhet në njoftim.

Rezultatet finale të zgjedhjeve në kohë reale dhe të përditësuara nga burimi zyrtar KQZ këtë vit do të mund ti ndiqni në Dosja.al. Kliko për të parë platformën.

“Presidenti Meta, ndërkaq në urimin e tij, ka theksuar se Presidentja Osmani do t`i shërbejë më përgjegjshmëri të lartë unitetit në mes të gjithë  qytetarëve, frymës së konsensusit, dialogut, forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe marrëdhënieve të shkëlqyera vëllazërore. Në telegramin e presidentit turk Erdogan, shprehu kënaqshmërinë me për bashkëpunimin në mes të Republikës së Kosovës dhe Turqisë në sfera të ndryshme, duke shprehur besim të plotë për të ardhmen e marrëdhënieve në mes të dy vendeve Homologu i saj nga Maqedonia e Veriut, Presidenti Pendarovski ka shprehur gatishmërinë për vazhdimin e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore. Kurse presidenti malazez, Gjukanoviq në telegramin e tij ka thënë se me Presidenten Osmani në krye, Kosova do ta konstituojë një epokë të re për shtetin dhe shoqërinë kosovare. Sipas tij, Mali i Zi do të jetë një fqinj i mirë i Kosovës dhe një partner i përgjegjshëm”,- thonë nga zyra e presidentes.

(d.a/dosja.al)

Shto Koment