Rajoni

Zyra e Kryeministrisë i përgjigjet akuzave të Lëvizjes Vetëvendosje: Etem Arifi ishte i çertifikuar nga KQZ 

Më tej, ai ka thënë se Vetëvendosja po sfidon vendimin e gjykatës, prej të cilit Arifit nuk i është ndaluar për të zgjedhur.
Featured image of article: Zyra e Kryeministrisë i përgjigjet akuzave të Lëvizjes Vetëvendosje: Etem Arifi ishte i çertifikuar nga KQZ  Foto nga seanca

KOSOVË- Avokati i zyres së Kryeministrit, Avdullah Hoti, Besnik Berisha i është kundër-përgjigjur akuzave të Lëvizjes Vetëvendosje në lidhje me vlefshmërinë e votës së deputetit Etem Arifi. Besnik Berisha ka thënë se Arifi ishte i çertifikuar nga KQZ-ja dhe se dënimi i tij nuk ishte në legjislaturën përkatëse. Më tej, ai ka thënë se Vetëvendosja po sfidon vendimin e gjykatës, prej të cilit Arifit nuk i është ndaluar për të zgjedhur. Në fund ai tha se deputeti e kishte humbur mandatin në legjislaturën e gjashtë dhe jo të shtatë dhe se është e parëndësishme se kur është njoftuar Kuvendi.

Zotëri Arifi ishte i çertifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ndaj tij nuk kishte dënim plotësues siç e parasheh Kodi Penal i Republikës së Kosovës. Dënimit të cilit i referohen është për legjislaturën paraprake, jo legjislaturën e shtatë. Këta po sfidojnë vendimin e gjykatës, të cilët nuk i kanë shqiptuar një dënim plotësues zotëri Arifit, pra ndalimin për t’u zgjedhur. Etem Arifi kishte humbur mandatin e deputetit në legjislaturën e gjashtë dhe jo në legjislaturën e shtatë. Është e parëndësishme se kur është njoftuar Kuvendi,” tha ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Seanca për vlefshmërinë e votës së Etem Arifit po mbahet online për shkak të kushteve jo të favorshme në të cilat ndodhet Kosova. Nëse vota e tij shpallet e pavlefshme atëherë qeveria Hoti do të bjerë dhe vendi do të shkojë në votime të parakohshme.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment