LIVE UPDATES
Aktualitet

Tha se nxënësja e helmuar ishte shtatzënë, Zyra Arsimore Fier sqaron deklaratën e drejtoreshës: E kishte për mësuesen

5 Mars 2020, 15:19 Nga DOSJA
Tha se nxënësja e helmuar ishte shtatzënë, Zyra Arsimore

FIER- Drejtoria Arsimore Fier ka dalë në një komunikatë për shtyp lidhur mbi ngjarjen e ndodhur mëngjesin e sotëm në shkollën ‘Janaq Kilica’, vetë drejtoresha e Zyrës Arsimore Vendore në Fier, Yllka Beci, u shpreh se një nxënëse 16-vjeçare ishte shtatzënë. Në deklaratën për mediat, Zyra Arsimore bën me dije se në shkollën e mesme “Janaq Kilica” mësimi ka vijuar normalisht dhe janë bërë të gjitha kontrollet në ambientet e shkollës.

Më tej në reagim kërkohet qetësi nga prindërit dhe shtohet se situata po ndiqet me vëmendje maksimale dhe brenda shkollës do instalohet kamera sigurie. “Yllka Beci, e shqetësuar nga ajo çka po ndodhte, është përfshirë në një situatë aspak të këndshme, ku mes situatës kaotike prindërit tentonin të futeshin në mjediset e shkollës, dhe nevojitej që të qetësoheshin sa më parë“, shtohet në reagim. E më tej bëhet me dije se Beci ka qenë në panik dhe kur ka thënë vajzë ka pasur në mendje mesuesen e cila ishte shtatzënë e jo nxënësen.

REAGIMI I PLOTË

‘Sot në shkollën “Janaq Kilica” ka filluar mësimi normalisht, pasi janë bërë të gjitha kontrollet strikte në ambientet e shkollës. Megjithatë, kemi patur një nxënëse që ende ka mbetur nën ndikimin e frikës dhe panikut të një ditë më parë, çka ka sjellë edhe shqetësim mes prindërve. Aktualisht nxënësja që ka shfaqur probleme ankthi është shumë mirë dhe iu rikthye mësimit. Dëshirojmë të sigurojmë prindërit e nxënësve të shkollës se po monitorojmë me vëmendje maksimale çdo zhvillim. Na keni besuar neve gjënë më të shtrenjtë, fëmijën tuaj dhe ne përkushtohemi maksimalisht për të mbrojtur shëndetin e tyre. Janë shtuar oficerët e sigurisë për të parandaluar çdo lloj ngjarje të pakëndshme. Ambientet e shkollës janë të mirë-kontrolluara dhe në siguri të plotë për mësim, ndërsa kemi shtuar oficerët e sigurisë dhe do të përfundojë brenda një kohe të shkurtër edhe instalimi i kamerave të sigurisë. Situata e shkaktuar në shkollën e mesme “Janaq Kilica” në Fier, përgjatë këtyre dy ditëve është e pazakontë, por menaxhimi i rastit nga drejtoria e shkollës, stafi i mësuesve, psikologët dhe drejtuesit e Zyrës Arsimore Vendore, ka bërë që mësimi të vijojë normalisht në këtë shkollë.

Paniku që ka përfshirë nxënës dhe mësues, pas asaj që ndodhi një ditë më parë, vijon të jetë prezent dhe sigurisht që një shqetësim i tillë shoqërohet edhe me ankth tek nxënës e mësues. Pas njoftimit të marrë se një vajzë brenda shkollës, ndjehej keq dhe paraqiste shenja paniku, është kërkuar edhe ndihma mjekësore, ndërsa mbërritja e ambulancës ka alarmuar prindër e qytetarë. E ndodhur në këto kushte, kur një përgjigje ishte domosdoshmëri, kreu i Zyrës Arsimore Vendore në Fier, Znj. Yllka Beci, e shqetësuar nga ajo çka po ndodhte, është përfshirë në një situatë aspak të këndshme, ku mes situatës kaotike prindërit tentonin të futeshin në mjediset e shkollës, dhe nevojitej që të qetësoheshin sa më parë.

E tensionuar nga kjo situatë, Znj. Beci, në një komunikim me prindër e gazetarë është shprehur se nuk ka vend për panik, pasi nuk ka asnjë ngjarje të pazakontë në mjediset e shkollës, duke shtuar se ambulanca ka mbërritur për të marrë një vajzë që ndjehej keq. E ndërsa për në Spitalin Rajonal Fier është shoqëruar një nxënëse e shkollës, drejtuesja e arsimit, më parë ishte informuar se një mësuese shtatzënë, kishte shfaqur probleme, çka ka bërë që të krijohet edhe një keqkuptim. Drejtuesja e Zyrës Arsimore, me fjalën “vajzë” i referohej mësueses shtatzënë, dhe jo nxënëses e cila u shoqërua me autoambulancë në spital. Zyra Arsimore Vendore Fier, është pranë nxënësve dhe stafit mësimor për tejkalimin e kësaj situatë, ndërsa pritet që organet kompetente të zbulojnë të vërtetën e të gjithë kësaj ngjarje që ndodhi në një nga shkollat e mesme më të mëdha dhe më me emër në qytetin e Fierit.’

Sot ka pasur sërish me probleme në shkollën “Janaq Kilica” në Fier, pasi një tjetër nxënëse dyshohet se është helmuar dhe është  transpotuar me ambulancë në spital. Ndërkohë, Drejtoresha e zyrës Arsimore, Yllka Beci gjatë tensionit të krijuar para shkollës, tha se vajza ishte shtatzënë. Një gjë e tillë është mohuar nga prindërit e vajzës, jashtë kamerave. Një helmim masiv u përsërit një ditë më parë në shkollën e mesme të Përgjithshme “Janaq Kilica” në qytetin e Fierit. Mbi 30 nxënës u dërguan me shenja të rënda helmimi në spital, pasi u ndjenë keq gjatë orëve të mësimit. Dyshohet se ata janë helmuar nga një spraj, që lëshohet në ajër, duke përsëritur të njëjtën gjë që ndodhi rreth një javë më parë, ku u helmuan 7 nxënës, po të kësaj shkolle. Për këtë ngjarje, Policia ka proceduar  2 të rinj, nga 15-vjeç.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet helmohen nxenesit ne fier janaq kilica yllka beci helmohen nxenesit ne fier janaq kilica yllka beci

Sondazh

Poll
Aktualitet 5 Mars 2020, 14:24

TIRANË- Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri ka zhvilluar sot një protestë  para Drejtorisë së Policisë, për t’i bërë thirrje institucioneve shtetërore që të r...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni