Aktualitet

Zvogëlohet popullsia, rritet mosha mesatare. Instat: Ka më pak shqiptarë se në 2019

Edhe këtë vit të dhënat zyrtare flasin për vazhdimin e tkurrjes së popullsisë, ku brenda territorit janë regjistruar rreth 30 mijë më pak banorë Edhe plakja ose rritja e moshës mesatare nuk ka ndaluar, duke shkuar nga 37.6 vjeç në 37.2 vjeç që ishte.
Featured image of article: Zvogëlohet popullsia, rritet mosha mesatare. Instat: Ka më pak shqiptarë se në 2019 Instat

TIRANË– Lëvizja e qytetarëve për shkak të situates pamndemike në vend është kufizuar disi por nuk është ndaluar plotësisht dhe kjo gjë ka bërë që bjë numër I madh njerëzish të largohen nga vendi.

Sipas statistikave të konkluduara nga INSTAT, numri i emigrantëve gjatë vitit të shkuar ishte 45,6 % më pak krahasuar me vitin 2019, ndërsa lëvizjet brenda vendit kanë shënuar rënie me 65,5 % më pak.

Edhe këtë vit të dhënat zyrtare flasin për vazhdimin e tkurrjes së popullsisë, ku brenda territorit janë regjistruar rreth 30 mijë më pak banorë Edhe plakja ose rritja e moshës mesatare nuk ka ndaluar, duke shkuar nga 37.6 vjeç në 37.2 vjeç që ishte.

Viti i fundit në Shqipëri ka shënuar edhe një ulje të numrit të foshnjave të lindura, dhe një rritje të vdekshmërisë. Shifrat tregojnë se në vitin e fundit kanë ardhur në jetë 1.7% foshnje më pak se një vit më parë, ndërsa vdekshmëria është rritur më 25.8 për qind.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjithesi, Tirana vijon të jetë qarku me numrin më të lartë të popullsisë, duke zënë rreth 32,2 % të totalit e ndjekur më pas nga Durrësi dhe Fieri e ndërsa Kukësi dhe Gjirokastra kanë numrin më të ulët të banorëve.

Në 1 janar 2021, raporti i varësisë së të rinjve u zvogëlua, krahasuar me 1 janar 2020.

(e.k/dosja.al)

Shto Koment