Bota

Zvicra prezanton mënyrën më të re, për të paguar transportin publik

Kështu njerzit nuk kanë më nevojë të mbajnë lekë të holla për transport, dhe as të humbin kohë duke blerë bileta.
Featured image of article: Zvicra prezanton mënyrën më të re, për të paguar transportin publik

Zvicër – Një mënyrë e re pagese për të gjitha llojet e transporteve është prezantuar në Zvicër ditët e fundit.

Pagesa do të kryhet ndërmjet një aplikacioni, në të cilin njerëzit do të bëjnë blerjet e biletave, për të përdorur mjetet transportuese përkatëse.

Zvicra është vendi i parë në botë që e prezanton këtë lloj mënyre, duke bërë kështu që njerëzit mos të kenë nevojë të hypin në metro, autobuz apo kudo qoftë, duke blerë gjithmonë një biletë përpara, por tashmë ata do të mund t’i përdorin pa problem dhe ta kryejnë pagesën në fund të ditës për çdo shërbim që kanë përdorur.

Ky aplikacion i ofron konsumatorit edhe çmime më të lira, si dhe është shumë i thjeshtë për t’u përdorur.

Deri tani janë rreth 90.000 njerëz që kanë filluar ta përdorin këtë metodë, por aplikacioni i plotë del përfundimisht në treg në vitin 2020.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ky aplikacion inovativ funksionon fare thjeshtë, në momentin e nisjes së udhëtimit klienti duhet duhet të logohet në aplikacion, dhe më pas ai e llogarit vetë rrugën dhe shërbimet që përdor klienti, duke të dhënë një shumë në fund për ta paguar.

Kështu njerzit nuk kanë më nevojë të mbajnë lekë të holla për transport, dhe as të humbin kohë duke blerë bileta.

Projekti është bërë nga Silvia Kandera dhe ka tashmë 3 vite që po punohet, por Silvia thotë se më në fund çdo gjë është gati për ta nxjerrë projektin fuqishëm në treg.

Burimi: Daily Mail 

E.C/Dosja.al

Shto Koment