Diaspora

Zvicër/ Rifillon mësimi në shkollat shqipe të Kantonit të St. Gallenit

Pra, pas tetë javë qëndrimi në banesë, larg shkollës, larg shoqeve dhe shokëve të shkollës, fëmijët u kthyen në bankat shkollore. Tani, jo vetëm në orët e mësimit të rregullt, por edhe në orët e mësimit plotësues në gjuhën shqipe
Featured image of article: Zvicër/ Rifillon mësimi në shkollat shqipe të Kantonit të St. Gallenit Pamje nga shkolla

ZVICËR – Javën e kaluar rifilloi mësimi në shkollat shqipe të Kantonit të St. Gallenit; në Flums, në Mels – Sargans, në Buchs, Sevelen, në Ballgach, në Rebstein, në Altstätten, në St. Gallen, në CCill, në CCittenbach, në Gossau dhe në ditët në vazhdim pritet të fillojë mësimi edhe në Rappersccil-Jona, në Uznach etj.

Pra, pas tetë javë qëndrimi në banesë, larg shkollës, larg shoqeve dhe shokëve të shkollës, fëmijët u kthyen në bankat shkollore. Tani, jo vetëm në orët e mësimit të rregullt, por edhe në orët e mësimit plotësues në gjuhën shqipe.

Orët e para ishin diçka të veçanta, në sytë e nxënësve shihej një mall, një gëzim, të cilin nuk kishte fjalë që ta përshkruante. Pas ankthit dhe pasigurisë shihej në sytë e tyre një rreze shprese, se sëbashku do t`ia dalim. Një gëzim që ndërlidhej me kohën e kaluar nën hijen e pandemisë dhe rifillimit të mësimit. Një fitore që kërkon ende sakrificë, zbatim të rregullave dhe detyrave të parashtruara qartë nga Drejtoria e Shkollës Zvicerane.

Dhe ashtu vepruam duke iu përmbajtur rregullave, por zhvilluam edhe mësimin. Ora mësimore na dukej diçka e veçantë, diçka e bukur, diçka që na kishte munguar që moti. Dhe kjo veçanti shihej edhe në sytë e fëmijëve. Por, gëzimi dhe buzëqeshja e tyre mbulonte çdo pyetje rreth kohës së kaluar në shtëpi, nën hijen e pandemisë dhe pyetjeve të shumta për të ardhmen, e cila pa sytë e fëmijëve nuk ka kuptim.

Ajo, që shihej qartë, ishte se të gjithëve pa dallim na kishte munguar shkolla, klasa, bankat shkollore, mësimet në klasë, komunikimi i natyrshëm dhe liria.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dhe filluam, me shpresë që ky ankth dhe kjo pasiguri t`i mbetet të kaluarës, dhe me dëshirën më të madhe, që të mos kthehet kurrë në sytë e tyre. Dhe në fund, ç’të them, para këtyre nxënësve, të cilët i japin forcë jetës.

Unë shpresoj në forcën e tyre, në ëndrrën e tyre sepse ëndrrat e tyre, ia kthejnë buzëqeshjen jetës.

Marrë nga:albinfo.ch

(A.K.dosja.al)

Shto Koment