Politike

Zvendës Presidenti i PPE mbështet qëndrimin e Komisionerit Varhelyi mbi Kodin Zgjedhor: Unë i bëj thirrje Kryeministrit Rama dhe Kuvendit të Shqipërisë që ta respektojnë këtë

Ai u shpreh se Parlamenti shqiptar duhet që të presë njëherë opinionin e Venecias pasi kjo e fundit duhet që të jetë në përputhje me Kodin Zgjedhor.
Featured image of article: Zvendës Presidenti i PPE mbështet qëndrimin e Komisionerit Varhelyi mbi Kodin Zgjedhor: Unë i bëj thirrje Kryeministrit Rama dhe Kuvendit të Shqipërisë që ta respektojnë këtë Andrey Kovatchev

BULLGARI- Zëvendës Presidenti i PPE në Parlamentin Europian, Andrey Kovatchev mbështetur Komisionerin Oliver Varhelyi, në lidhje me ndryshimet që do të bëj Qeveria Rama, Kodit Zgjedhor. Ai u shpreh se Parlamenti shqiptar duhet që të presë njëherë opinionin e Venecias pasi kjo e fundit duhet që të jetë në përputhje me Kodin Zgjedhor.

“Mbështes qëndrimin e Komisionerit OliverVarhelyi!  Kodi Zgjedhor duhet të jetë, në çdo rast,  në përputhje me Opinionin e Komisionit të Venecias, pasi do të ishte në favor të demokracisë në Shqipëri.  Unë i bëj thirrje Kryeministrit Rama dhe Kuvendit të Shqipërisë që ta respektojnë këtë,” është shpreur Kovatchev.

Por cilat janë ndryshimet e Kodit Zgjedhor kaq shumë të kontestuara nga opozita? 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndryshimet e Kodit Zgjedhor përcaktuan një prag kombëtar 1%, një rirenditje të listës të ndarë në dy pjesë, në pjesë e parë, bazuar tek vota preferenciale, me një prag brenda listës prej 10 mijë votash, për kandidatët që duhet të thyejnë listën e parë, një e drejtë për kryetarin e Partisë që të garojë në 4 zona, e po ashtu edhe kandidimin e partive në një listë të përbashkët dhe ndalimin e koalicioneve tradicionale.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment