Sociale

ZVA e Rroskovecit kthehet në qendër korrupsioni/ Brikena Cjapi merr para për emërime

Emisioni “Stop” trajtoi këtë të enjte rastin e ish-drejtoreshës Mimoza Kola e cila është hequr nga puna në mënyrë të padrejtë. Shkak është bërë një kontratë pune me mësuesen e edukimit fizik.
Featured image of article: ZVA e Rroskovecit kthehet në qendër korrupsioni/ Brikena Cjapi merr para për emërime shkolla ne Rroskovec

RROSKOVEC- Emisioni “Stop” trajtoi këtë të enjte rastin e ish-drejtoreshës Mimoza Kola e cila është hequr nga puna në mënyrë të padrejtë. Shkak është bërë një kontratë pune me mësuesen e edukimit fizik.

Për rastin e kësaj mësueseje në shkollën “Alush Grepcka” “Stop” bisedoi me drejtoreshën e ZVA-së dhe ajo tha, se dokumentet janë në rregull, duke e drejtuar gazetaren tek juristi.

Gazetarja: Një pyetje! Jeni duke mbajtur në shkollën, që bëhet fjalë, një mësuese të edukimit fizik, që nuk është me dokumentet e duhura.

Drejtoresha: Edhe për atë, nuk është e vërtetë. Mund të kërkoni letra dhe sqarime. Është një proces i gjatë, i zgjatur.

Gazetarja: I zgjatur, i tejzgjatur është, por mësuesja jua ka vendosur edukimin e saj.

Drejtoresha: Mësuesja është me kualifikimin e parë.

Gazetarja: Me kualifikimin e parë dhe më pas bën masterin për edukim fizik? Është me shkollë të mesme dhe Bachelori për parashkollor.

Drejtoresha: Tani drejtohu juristes, se s’do përgjigjem kështu unë. Mund të të drejtohem unë me shkresa për të tëra problemet.

Gazetarja: Dhe zonjën e keni drejtuar tek juristi, ndërkohë që keni qenë ju, që i keni thënë; mos ia zgjidh kontratën atij mësuesi!

Drejtoresha: Po si? E ke ti këtë, ta provosh, që i kam thënë unë, mos e zgjidh kontratën?

Gazetarja: Nuk ia keni thënë?

Drejtoresha: Po ca… Të lutem tani…!

Gazetarja: Aktualisht pse qëndron në punë zonja? (mësuesja e edukimit fizik)

Drejtoresha: Qëndron. Është mësuese me 20-vjecar. Ka kualifikim të parë e të tjera me radhë.

Gazetarja: Arsimin përkatës, e ka?

Drejtoresha: Tani, letrat janë aty, do t’i vëmë në dispozicion.

Gazetarja: Ju i dini!

Drejtoresha: A mund të më bësh një kërkesë dhe të jap dokumentet?

Gazetarja: Jo, ju i dini dokumentet e saj, e dini formimin e saj. A i ka në rregull të gjitha dokumentet?

Drejtoresha: Të lutem unë ty! Merr dokumentet tek juristja!

Juristja pohoi se mësuesja në fjalë është problematike dhe nuk i ka dokumentet në rregull.

Gazetarja: Mirela Kaçili, çfarë formimi ka?

Juristja: Është cikë mësuese problematike. Ngaqë e ka shumë miks (dokumentacionin) është dhe kjo, që jemi këtu, ku jemi. Diploma për parashkollor. Kualifikimin e parë e ka për edukim fizik.

Gazetarja: Dhe pasi ka marrë kualifikimin, ka bërë masterin apo jo?  2014-2017, pra pasi ka marrë kualifikimin.

Juristja: Po! Kjo, që ka ndodhur, ka ndodhur. Kishte mangësira në dokumentacion. E riktheu dhe njëherë, kështu që do ta shqyrtojmë dhe një herë dhe do kryejmë procedurat.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gazetarja: Për zgjidhjen e kontratës?

Juristja: Po! Sepse ajo nuk i ka. Kështu që…

Pas kësaj, gazetarja e emisionit “Stop” iu rikthye përsëri drejtoreshës së ZVA-së.

Gazetarja: Sapo bisedova me juristen. Dhe nga ajo mund të pohohet, që dokumentët e saj, nuk janë në rregull.

Drejtoresha: Ca do nga unë tani?

Gazetarja: Ju më thatë të kundërtën.

Drejtoresha: Mësuesja, që po mbahet në shkollë, është më kualifikimin e parë. Këtë deklarova unë.

Gazetarja: Një pyetje! Jeni duke mbajtur në shkollën, që bëhet fjalë, një mësuese të edukimit fizik, që nuk është me dokumentet e duhura.

Drejtoresha: Edhe për atë, nuk është e vërtetë. Mund të kërkoni letra dhe sqarime! Është një proces i gjatë, i zgjatur. Ka diplomë të shkollës së lartë dhe ka kualifikimin e parë mësuese mjeshtre për edukim fizik.

Gazetarja: E bën kjo me dokumentacion të rregullt?

Drejtoresha: Atë e zgjidh juristja, s’e zgjidh unë.

Gazetarja: E zgjidh juristja dhe ju jeni drejtoresha e Zyrës Arsimore. Pse nuk merrni masa?

Drejtoresha: Po se nuk ka marrë njoftim, o gocë. Procedura quhet e rregullt, kur mësuesja të marrë njoftim.

Gazetarja: Domethënë, nëse unë nuk e pranoj njoftimin për dy vite, nuk hiqem nga puna?

Drejtoresha: Është çështje juridike ajo.

Gazetarja: Është çështje dëshire.

Drejtoresha: Ne kemi konstatuar, që nuk e ka marrë, sipas nenit…

Gazetarja: Në momentin, që merr dijeni me një proces verbal të mbajtur në një komision, ka marrë dijeni, se unë mund të mos ta pranoj për shumë vite.

Drejtoresha: S’ka qenë ashtu. S’ka qenë e pranishme ajo.

Si të mos mjaftojë gjithë kjo situatë kaotike, “Stop” ka siguruar regjistrime, ku mësueset në Roskovec tregojnë, se drejtoresha e ZVA, Brikena Cjapi, u ka marrë para për emërime dhe po kështu u merr para nxënësve për provime.

Mësuesja 1: Sa lekë i dhe Brikenës në shtator ti?

Mësuesja 2: Shumë pak i kam dhënë. Troç muhabeti.

Mësuesja 1: 500 mijë lekë.

Marrë nga Klan TV

(f.i/dosja.al)

Shto Koment