Politike

Zv/ministrja e Brendshme: Krimi nuk i përket Shqipërisë, nuk jemi Kolumbi

Zv/ministrja e Brendshme Romina Kuko është shprehur së fundmi për çështjen e drogës se krimi nuk i përket Shqipërisë dhe se nuk jemi Kolumbi.
Featured image of article: Zv/ministrja e Brendshme: Krimi nuk i përket Shqipërisë, nuk jemi Kolumbi
Përditësuar:

Pas publikimit të raportit për drogën, sipas të cilit në Shqipëri gjatë 2018 ishin konstatuar vetëm 27 parcela me drogë ka folur edhe zv/ministrja e Brendshme Romina Kuko. 

Kuko, mbrëmjen e djeshme në studion e Report Tv deklaroi se Shqipëria nuk është Kolumbi dhe se krimi nuk i përket Shqipërisë. 

“Jo më kot amabasadorja e ngarkuar me punë në Shqipëri doli dhe tha që, në Shqipëri është e vështirë të mbjellësh kanabis. Faktet dhe shifrat janë kokëforte, duhet ta pranojmë si arritje historike në Shqipëri. Nuk duhet t’ja nxini fytyrën shqipërisë në sy të Europës. Shqipëria nuk është Kolumbi, krimi nuk i përket Shqipërisë”, u shpreh Kuko.

Një ditë më parë  Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu duke iu referuar raportit  me rezultatet e luftës kundër kanabisit nga GdF dhe Policia e Shtetit u shpreh se ka një rënie të trafikimit të drogës me 81% drejt shtetit italian në krahasim me një vit më parë. (Lexo këtu)

J.V/Dosja.al

 

Shto Koment