Politike

Zv.ministri Xhafaj tregon pse u ulën pagat e kontrollorëve: Albcontrol jeton me fluksin e trafikut, gjithçka llogaritet me punën që bëjnë

Sipas zëvendës ministrit, në momentin që kjo gjë bie, ulen edhe pagat, sidmos në një kohë pandemie. 
Featured image of article: Zv.ministri Xhafaj tregon pse u ulën pagat e kontrollorëve: Albcontrol jeton me fluksin e trafikut, gjithçka llogaritet me punën që bëjnë

TIRANË– Zëvendës ministri i Infrastrukturës Etien Xhafaj ka treguar se përse janë ulur pagat e kontrollorëve të Albcontrol. Në një lidhje në ‘Opinion”, Xhafaj tha se kompania jeton me fluksion e trafikut dhe me buxhetin e saj.

Sipas zëvendës ministrit, në momentin që kjo gjë bie, ulen edhe pagat, sidmos në një kohë pandemie. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kompania përdor të gjithë fondet e veta, fondet merren nga tarifat që paguajnë si për mbikalimet dhe për uljet e ngritjet nga aeroportit i Rinasit. Erocontrol sjell tre skenarë të niveli të trafikut dhe fluksit të trafikut, në bazë të kësaj llogaritet buxheti i kompanisë në vetvete, duke marrë si bazë atë që është në aeroport. Tarifat shkojnë për AlbControlit dhe në fund të vitit janë të transferueshme. Diferenca e vitit 2020 me 2019 është me 57%, është niveli i 2004, sipas AlbContorlit, trafiku i 2019 do të arrihet 2024-2026. Rroga llogaritet në bazë të të gjithë shpenzimeve. Rroga është në bazë të punës që bëjnë. Rroga e kontrollorëve ishte 4400 dollarë në bazë të detyrave, ka një ulje prej 45-46% nga ulja e fluksit,”- tha Xhafaj.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment