Bota

Zuckerberg nuk pyet për krizë ekonomike, bëhet njeriu i tretë më i pasur në botë, lë pas bosin e Louis Vuitton

Mark Zuckerberg ka shtuar pasurinë e tij, duke u bërë njeriu i tretë më i pasur në botë.
Featured image of article: Zuckerberg nuk pyet për krizë ekonomike, bëhet njeriu i tretë më i pasur në botë, lë pas bosin e Louis Vuitton Mark Zuckerberg

SHBA-Mark Zuckerberg nuk pyet për koronavirusin. Në një kohë kur e gjithë bota është zhytur në krizë ekonomike për shkak të COVID-19, shefi i Facebook, e ka shtuar pasurinë e tij, duke u bërë njeriu i tretë, më i pasur në botë. Sipas renditjes së “Bloomberg”, pasuria e Zuckerberg ka shkuar në 89.1 miliardë dollarë.

Me rritjen më të fundit, Zuckerberg lë pas bosin e Louis Vuitton, Bernard Arnault dhe financierin Ëarren Buffet. Arnault ka humbur në muajti e fundit plot 21 miliardë euro, duke e ulur pasurinë nga 94 miliardë në 73 miliardë euro. Ndërsa Buffet ka parë t’i fluturojnë nga pasuria plot 20 miliardë euro, duke zbritur në 63.5 miliardë euro.

Një vit më parë pasuria e Zuckerberg ishte 66.5 miliardë euro, por muaj e fundit Facebook ka pasur një performancë shumë të mirë në bursë. Bosi i Facebook nuk është i vetmi që ka rritur pasurinë e tij. Të njëjtin ritëm ka mbajtur edhe shefi i Amazon, Jeff Bezos, duke e çuar pasurinë e tij, nga 135 në 147 miliardë dollarë. Ndërkohë krijuesi i Microsoft, Bill Gates, i cili është njeriu i dytë më i pasur në botë, e ka kaluar pandeminë pa humbje, teksa pasuria e tij shënon 108 miliardë dollarë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Marrë nga Corriere.it

(g.sh./dosja.al)

 

Shto Koment