Sport

“Zoti u rikthye”, ja si e mirëpret rikthimin te Suedia Zlatan Ibrahimovic, sulmuesi vjen në Prishtinë

Hera e fundit kur suedezi veshi fanellën e përfaqësueses nordike ishte më 22 qershor 2016 gjatë finaleve të Europianit “Francë 2016”, në humbjen ndaj Belgjikës. Në total Zlatani ka luajtur 116 ndeshje me kombëtares dhe ka shënuar 62 gola
Featured image of article: “Zoti u rikthye”, ja si e mirëpret rikthimin te Suedia Zlatan Ibrahimovic, sulmuesi vjen në Prishtinë Zlatan Ibrahimovic

SUEDI-Tani është zyrtare: Zlatan Ibrahimovic rikthehet te Suedia. Trajneri Janne Andersson prezantoi sot skuadrën për kualifikueset e Kupës së Botës 2022 kundër Gjeorgjisë dhe Kosovës dhe për miqësoren kundër Estonisë. Për herë të parë që nga viti 2016, Zlatan Ibrahimovic është edhe një herë pjesë e përfaqësueses.

“Ai është një lojtar i shkëlqyeshëm, më i miri që kemi pasur në Suedi. Përveç asaj që mund të japë në fushë, ai ka një përvojë të jashtëzakonshme dhe mund t’ua transmetojë lojtarëve në ekip”, tha trajneri suedez. Ibra e priti me entuziazëm lajmin, duke postuar në rrjetet sociale një foto të tij me fanellën e kombëtares dhe mbishkrimin: “Zoti u kthye”.

Hera e fundit kur suedezi veshi fanellën e përfaqësueses nordike ishte më 22 qershor 2016 gjatë finaleve të Europianit “Francë 2016”, në humbjen ndaj Belgjikës. Në total Zlatani ka luajtur 116 ndeshje me kombëtares dhe ka shënuar 62 gola.

 

View this post on Instagram

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

A post shared by Zlatan Ibrahimović (@iamzlatanibrahimovic)

Ibrahimovic synon të marrë pjesë për herë të pestë në karrierë në finalet e Europianit, me Suedinë që është shortuar në të njëjtin grup me Spanjën, Poloninë dhe Sllovakinë, por edhe në “Katar 2022”, që për herë të parë në histori dp të zhvillohet në dimër, nga 21 nëntori deri më 18 dhjetor.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment