Aktualitet

“Zot si s’pate mëshirë, s’prite dhe pak”, miqtë e Luçjan Elezit përlotin rrjetin, dedikime për shqiptarin që u gjet i vdekur në Itali, shoku i thur vargje: Në ditëlindje s’kemi me t’përshëndet…

FOTO
Mes tyre spikat njëri që i thur edhe vargje, duke kujtuar momentet që kanë kaluar bashkë dhe duke theksuar se sa e vështirë do të jetë tashmë koha për të, pa Luçjanin.
Featured image of article: “Zot si s’pate mëshirë, s’prite dhe pak”, miqtë e Luçjan Elezit përlotin rrjetin, dedikime për shqiptarin që u gjet i vdekur në Itali, shoku i thur vargje: Në ditëlindje s’kemi me t’përshëndet… Luçjan Elezi dhe mesazhet e ngushëllimit
Përditësuar:

TIRANË– Miqtë e luçjan Elezit, shqiptarit që vdiq në banesën e tij në Itali kanë përlotur rrjetin me dedikime prekëse. Në shumë status në rrjetet sociale, miqtë dhe të njohurit e tij kanë shkruar vargje preskëse, teksa shtojnë se ishte shumë shpejt që i njohuri i tyre të shkonte në Parajsë. Mes tyre spikat njëri që i thur edhe vargje, duke kujtuar momentet që kanë kaluar bashkë dhe duke theksuar se sa e vështirë do të jetë tashmë koha për të, pa Luçjanin.

“Me dhimbje më të thellë e më të madhe po i shkruaj këto vargje që më dalin nga shpirti. Ia kushtoj shokut, mikut, e vllait tim Luçjan Elezi. U nda nga jeta shum para kohe duke na lane te gjitheve me zemra te thyera e kujtimin e tij që do te mbetet mes nesh si një shok i paharrueshëm e i papërsëritshem për vlerat e tij shoqnore e njrerëzore, i edukuar, i urtë, e punëtor si ai e askush tjetër. Me pikëllim te madh i dërgoj ngushëllimet me të thella e të sinqerta familjes së tij për këto dit të vështira e të tmerrshme të kësaj fatkeqsie që na ka ndodhur të gjithëve sepse sot është ditë zie për te gjithë shokë miq e të aferm të gjithë jemi ne zi.

I perjetshem qofte kujtimi yt midis nesh ..

O Zot a s’mun prite edhe pak

Me e marrë ne gjirin tan

A kaq shpejt i’u desht me ik

Kaq papritun me na lan

Si s’e majte doren tane

Si nuk pate pak meshirë

Me i’a thy zemren nje nane

Me ia marr djalin ma t’mirë

Ëngjëllin tan si s’e dergove

Si s’e nise at’ me vrap

Atij vdekjen me i’a prit

E mes nesh me nejt dhe pak

Pse kaq shpejt i’a hape deren

Ne parajse me e dërgu

A thu s’pate kerkan tjeter

Me na lan ne tuj lotu

Tash po vjen prap data kater

Ne Janar të motit tjetër

Nje buzqeshje ska me ken

Si dikur n’kohen e vjeter

At’ dit’ Dielli s’ka me nxe

At’ nat’ Hana s’ka me dal

Terr’i zi ka me e mbulue

Edhe Qyqja ka me nis vaj

Ka me ftoh me nis acari

Kan me u tha gjethet ne dege

Kurr na ma nat’ dit Janari

Ne ditelindje skemi m’e pershendet

Nëpër fushat aty pari

Ku kaluam fëminine

Ku u rritëm e l’shum shtatin

Lulja jote ma nuk mbin

Edhe lumi ka me u tha

Uji ma nuk ka me rrjedh

Asaj ane ku ne u rritem

Kur e din se ma nuk shkel

Këmba jote e bekuar

Shtati jot si yll i shkruar

Hija jote si vigane

Çehra jote e kulluar

Pyesin shoke e pyesin miq

Për njoftimin tend të rëndë

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Tu shpresue fort te Zoti

Sikur rren te kishte ken

Asaj ane kur të kaloj

Do të ndiej gjithmonë trishtim

Do kthej kryet e do m’mungoje

Përshëndetja e mikut tim

Edhe n’shkoll n’klasen e vjeter

Un permallshem kam me shku

E kujtimet per nën pluhur

Si puhize kan me u zgju

Ngadal banken do ta gjej

Ku qëndruam bashke sa kohe

Ku mësuam të buzqeshim

E mësuam te kendojme

E rregjistrin e pluhrosur

Me trishtim un do ta hap

Do ta gjej un emrin tënd

Do m’pikojne dy lot me mall

Mallku qofsh moj toké e hidhur

Si do mundesh me e tret’

Djalin e ri si lulja ne gem

Sa i ka mbushe njezet e tet’

A thu dhimte s’pate per nanen

Asaj zemren me i’a plas

Me i’a mbulu shtatin n’zi

Edhe syte m’ia mush me vaj

Tash bylbyli s’ka me knue

Ne çdo Mars tridhjetë e një

Ka me nis ai me vajtue

Per ma t’mirin djale nen dhé

E pranvera ka me dale

Lule t’bukra ka me çele

Nje tufe plot me karajfila

Për te varri me t’i sjelle

Lamtumire vlla Luçjan

Po e them me shpirt te shkrete

Lamtumire pllum’i Pranveres

Permbi shtat t’qofte dheu i lehte,”- shkruan Tony Elezi.

Pushosh ne paqe Shoku.Lucjan Elezi,”- shkruan një tjetër.

“T’u prehtë shpirti në paqe,”- shkruan dhe një tjetër.

mes miqve, edhe një italian e ka kujtuar Elezin.

“Mirupafshim Luçjan, për fat të keq koronavirusi të largoi nga prindërit, të afërmit, kolegët dhe miqtë e tu….mallkuar RIP,”– shkruan Mauro.

28-vjeçari shqiptar ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij. Sipas mediave italiane, Elezi kishte qenë një nga të infektuarit me koronavirus dhe më pas i ishte nënshtruar trajtimit mjekësor për t’u kuruar. 28-vjeçari po priste rezultatet e testit të dytë, pasi i pari e nxori negativ, pas kurës dhe vijonte vetëizolimin në shtëpi, por fatkeqëisht ndërroi jetë.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment