Rajoni

Zoran Zaev thirrje Gruevskit: Kthehu në Maqedoni, ndihmoje vendin tënd

Mediat në Maqedoninë e Veriut shkruan se Zaev ka komentuar edhe takimin e kryetarit të VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski me kryeministrin hungarez, Viktor Orban.
Featured image of article: Zoran Zaev thirrje Gruevskit: Kthehu në Maqedoni, ndihmoje vendin tënd Zoran Zaev dhe Nikola Gruevski

MAQEDONI E VERIUT- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i ka bërë thirrje sot ish-kryeministrit Nikolla Gruevski që nëse dëshiron të ndihmojë vendin, atëherë duhet të kthehet dhe të vuajë dënimin me burg, pasi që edhe kjo është një ndihmë.

“E ka patjetër të vijë. Le të vijë. Duhet ndihmë në shtet. Ndihma në shtet është edhe kur do ta mbani dënimin. Gjithçka është ndihmë”, deklaroi Zaev.

Mediat në Maqedoninë e Veriut shkruan se Zaev ka komentuar edhe takimin e kryetarit të VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski me kryeministrin hungarez, Viktor Orban.

“Mendoj se ata u takuan si dy kryetarë të partive popullore evropiane. Unë besoj se ai takim mund të kontribuojë në përforcimin e miqësisë mes Maqedonisë së Veriut dhe Hungarisë”, tha Zaev. Ish-kryeministri Gruevski tashmë një vit është strehuar në Budapest, ku me ndihmën e qeverisë hungareze ka përfituar statusin e azilantit politik. 

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment