Rajoni

Zoran Zaev merr mandatin për formimin e qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut

Zaev ka marrë mandatin për formimin e qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut. Ndërkohë sipas mediave vendase bëhet me dije se Zaev ka kohë vetëm 20 ditë për të siguruar shumicën.
Featured image of article: Zoran Zaev merr mandatin për formimin e qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut Presidenti i shtetit Stevo Pendarovsk dhe Zoran Zaev

MAQEDONI E VERIUT Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski i ka dorëzuar ditën e sotme mandatin kreut të LSDM-së, njëkohësisht edhe udhëheqësit të koalicionit “Mundemi” Zoran Zaev për formimin e qeverisë së re.

Sipas Kushtetutës, kreu i LSDM-së brenda 20 ditëve duhet të sigurojë shumicën parlamentare prej 61 deputetëve për formimin e qeverisë së re.

Një nga partitë në koalicion me Zaev ka shumë gjasë të jetë partia shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim i Ali Ahmetit, që ka marrë 15 deputetë në zgjedhjet e fundit parlamentare, nëse BDI-ja do të tërhiqet nga ideja për kryeministër shqiptar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërsa shqiptarët në Parlamentin maqedonas do të përfaqësohen me 32 deputetë, numri më i lartë i deputetëve shqiptarë në Parlamentin e vendit fqinj.

A.C/Dosja.al

 

Shto Koment