Rajoni

Lufta për një kryeministër shqiptar në Maqedoni/ Zaev: Mandati për qeverinë i takon partisë së parë fituese

Zaev ka përcjellë në këtë mënyrë një mesazh të qartë për kreun e BDI-së, se kryeministri i Maqedonisë së Veriut nuk do të jetë shqiptar.
Featured image of article: Lufta për një kryeministër shqiptar në Maqedoni/ Zaev: Mandati për qeverinë i takon partisë së parë fituese Zoran Zaev

MAQEDONI E VERIUT- Udhëheqësi i LSDM-së Zoran Zaev në Maqedoninë e Veriut është shprehur se mandati për qeverinë e re në Maqedoninë e Veriut i takon partisë së parë fituese në zgjedhje dhe jo asaj të tretë.

Kështu Zaev hedh poshtë pritshmëritë e BDI-së se mandati për formimin e shumicës mund t’i takojë partisë së Ali Mehmetit.

Ndër të tjera Zaev ka përcjellë në këtë mënyrë një mesazh të qartë për kreun e BDI-së, shkruajnë mediat maqedonase.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Në demokracinë parlamentare është shumë e qartë se kush e fiton mandatin. Mandati i takon partisë së parë dhe jo partisë së tretë. Nuk dua të komentoj më tepër. Arroganca dhe nënçmimi i qytetarëve nuk sjellin rezultat. Mjaft kishte zgjedhje të parakohshme.  Është koha që secili nga ne të angazhohet edhe më shumë, shteti të ecë me shpejt përpara. Kjo bëhet vetëm nëse kemi Qeveri e cila punon dhe jo Qeveri e cila organizon zgjedhje,”- është shprehur Zaev.

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut u zhvilluan javën e kaluar për tre ditë me rradhë, si shkak i përhapjes së pandemisë Covid-19. Nga rezultatet e publikuara nga Komisioni zgjedhor partitë shqiptare fituan 33 deputetë në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, ndryshe nga zgjedhjet e viteve të kaluara. Ndërsa  Bashkimi Demokratik për Integrim është fitues në kampin shqiptar me 15 deputetë.

A.C/Dosja.al

Shto Koment