Showbiz

“Zona do të bëhet një park kombëtar”/ Pas DiCaprios edhe Rita Ora në mbrojtje të lumit Vjosa, këngëtarja me origjinë shqiptare mbështet mendimin e aktorit të famshëm 

Ky postim mori dhenë, ku mes qindra njerëzve të famshëm që e shpërndanë është përfshirë dhe këngëtarja me orgjinë shqiptare, Rita Ora. Këngëtarja me famë botërore, krahas ripostimit shkruan se është plotësisht dakord me atë çka ka shkruar aktori për lumin. 
Featured image of article: “Zona do të bëhet një park kombëtar”/ Pas DiCaprios edhe Rita Ora në mbrojtje të lumit Vjosa, këngëtarja me origjinë shqiptare mbështet mendimin e aktorit të famshëm  Rita Ora dhe Leonardo DiCaprio
Përditësuar:

SHBA– Postimi i aktorit të famshëm, Leonardo DiCaprio-s, ditën e djeshme bëri xhiron e rrjetit ku mijëra njerëz i bën repost.

Aktori në  llogarinë e tij në Instagram publikoi një foto nga lumi Vjosa, ku njerëzit kishin shkruar me shkronja të mëdha pranë tij “Vjosa, jo diga”. Ky postim mori dhenë, ku mes qindra njerëzve të famshëm që e shpërndanë është përfshirë dhe këngëtarja me orgjinë shqiptare, Rita Ora. Këngëtarja me famë botërore, mesa duket është plotësisht dakord me atë çka ka shkruar aktori për lumin.

Postimi

“Ndërsa ne presim që Kryeministri Federal dhe qeveria e tij në Bosnjë dhe Hercegovinë të ndërmarrin hapa ligjorë për të mbrojtur lumenjtë e Zemrës Blu të vendit nga shkatërrimi i mëtejshëm nga hidrocentralet e vogla, ka lajme shumë premtuese që vijnë nga Shqipëria. Vjosa, një nga lumenjtë e fundit të egër të Evropës, mund të shpëtohet nga zhvillimi i hidrocentraleve. Më 25 shtator, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi se projekti i digës Kalivaç u refuzua dhe se zona do të bëhet një park kombëtar. Parku Kombëtar i Lumit Vjosa do të bëhej vendi më i madh i Evropës për ruajtjen e lumenjve që mbulon disa qindra kilometra lumenj dhe përrenj dhe mbron qindra apo edhe mijëra specie, si ngjala e Evropës në rrezik global dhe flutura e Vjosës, e zbuluar së fundmi. Kjo do të ishte një arritje e madhe për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës dhe parku mund të bëhet një model për Strategjinë e Biodiversitetit brenda kornizës së Marrëveshjes së Gjelbër. Në pritje të më shumë lajmeve të mira në lidhje me veprimet konkrete për mbrojtjen e përhershme dhe të plotë të lumenjve në Bosnjë dhe Hercegovinë, Shqipëri dhe pjesën tjetër të rajonit të Zemrës Blu të Ballkanit,”– kishte shkruar aktori dje.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kjo nuk ishte hera e parë që aktori bën postime për Vjosën, pasi DiCaprio vitin e kaluar befasoi ndjekësit e ku tregonte se i ishte bashkuar fushatës për mbrojtjen e lumit Vjosa nga ndërtimi i hidrocentraleve. Ai doli kategorikisht kundër ndërtimit dhe prekjes së lumit në atë kohë.

(A.k.dosja.al)

Shto Koment