Aktualitet

Zjarri tek Urgjenca në Durrës, spitali: Ishte një shkëndijë elektrike, gjendja është e qetë tani

Ndër të tjera, ne deklaratë shkruhet se një shkëndijë elektrike, e cila ka shkaktuar tym në ambientet e urgjencës, por fatmirësisht pa pasoja. Ndërsa 7 pacientët që po merrnin shërbim në Pavionin e Urgjencës janë transferuar në ambiente të tjera.
Featured image of article: Zjarri tek Urgjenca në Durrës, spitali: Ishte një shkëndijë elektrike, gjendja është e qetë tani Spitali i Durrësit

DURRËS– Spitali i Durrësit ka reaguar zyrtarisht pasi mesditen e sotme, për herë të katër, reparti i Urgjencës u përfshi nga flakët. Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se shkak për zjarrin është bërë një shkendijë elektrike.

Ndër të tjera, ne deklaratë shkruhet se një shkëndijë elektrike, e cila ka shkaktuar tym në ambientet e urgjencës, por fatmirësisht pa pasoja. Ndërsa 7 pacientët që po merrnin shërbim në Pavionin e Urgjencës janë transferuar në ambiente të tjera.

Në urgjencën e spitalit të Durrësit gjatë mesditës së sotme ka ndodhur një shkëndijë elektrike, e cila ka shkaktuar tym në ambientet e urgjencës, por fatmirësisht pa pasoja. Nuk ka asnjë të lënduar dhe 7 pacientët që po merrnin shërbim në Pavionin e Urgjencës janë transferuar në ambiente të tjera. Situata aktualisht është e qetë dhe është kryer ventilimi i ambienteve të spitalit, për të vijuar punën normalisht,”– shkruhet në njoftim.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ngjarja ndodhi mesditën e sotme. Kjo është hera e katërt që digjet ky spital. Më herët, në janar të këtij viti, një masë në kabinën elektrike prej ngarkesës në rrjet bëri që një zjarr i madh të përfshinte repartin e neurologjisë, dhe më pas vijoi deri në katin e katërt për shkak të strukturës me një kolonë të spitalit. Dy herët e tjera, spitali është djegur në vitin 2013 dhe në vitin 2015.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment