LIVE UPDATES
Art&Argëtim

‘Zjarri’, ‘Shpata’, ‘Pushka’ e ‘Libri’ zbardhen 16 pseudonimet e spiunëve të R

18 Maj 2019, 11:59 Nga DOSJA
‘Zjarri’, ‘Shpata’, ‘Pushka’ e

Nga Kastriot Dervishi

Më 21 maj 1973, Pal Zefi refuzoi vijimin e dënimit në birucë. U largua prej saj. Në solidaritet me të, filloi revolta e Spaçit, tashmë e njohur në informacione të tjera. Informacioni i mëposhtëm është një ekstrakt u përzgjedhur nga agjentura brenda kampit që drejtohej nga punëtori operativ Fejzi Liço. Në rrjetin sekret bënin pjesë këto bashkëpunëtorë: “Zjarri”, “Shpata”, “Planeti”, “Kaike e bukur”, “Shigjeta e kaltër”, “Bakri”, “Zjarri” (2), “Pushka”, “Libri”, “Stilografi”, “Pisha”, “Vigjilenti”, “Qarri”, “Semani”, “Besa”, “Vullnetari”. Më poshtë një ekstrakt i përzgjedhur dhe sistemuar nga raportimet e bashkëpunëtorëve.

Ekstrakte nga raportimet

1-“Zjarri” raportonte: Jonuz Norja ka marrë pjesë në revoltë, ka prishur stendat dhe derën e zyrës teknike. Ndrec Çoku ka prishur stendat dhe ka bërë roje të flamuri. Hodo Sokoli ka thënë se duhen zhdukur këta spiunët e Sigurimit. Fadil Dushku, pjesëmarrës në revoltë fliste me të madhe “ja vdekje ja liri”. Sami Dangëllia bënte agjitacion e propagandë. luan Burimi është organizator i revoltës. Ferit Avdullai ka thënë: “Poshtë spiunët e zyrës teknike që mbi tavolinë mbajnë foton e Enver Hoxhës”. Jonuz Norja ka thënë “poshtë komunizmi” dhe ka prishur stendën e emulacionit. Nebi Hoxha ka thënë “poshtë komunizmi! Këta na torturojnë ne nëpër burgje”. Pal Zefi goditi me hekur përgjegjësin e zyrës teknike. Pjesëmarrësit që iu vërsulën shërbimit janë: Pavllo Papa, Jorgo Papa, Syrja Lame, Dashnor Kazazi, Luan Burimi, Muharrem Dyli, Stefan Kola, Mihal Kosta, Bardhyl Fejzollari. Të dënuar që vjellin vrer shpeshherë me të rinjtë janë: Hodo Sokoli, Bebi Konomi, Muharrem Dyli, Sami Dangëllia, Sherif Allamani, Kostan Papa, Luan Koka, Luan Burimi, Paulin Vata, Sulo Veshi, Dervish Sulo, Zef Ashta, Hajri Pashaj, Çaush Çoku, Bedri Çoku, Abedin Vrioni, Naim Ukshi, Refik Beqo, Dervishi Bejko, Napolon Koleci, Irakli Simo, Fadil Dushku, Demir Pojani. Kanë hedhur parulla: “poshtë komunizmi”, “poshtë Enver Hoxha”, “ushtarë hidhni armët”, “populli është me ne” “kooperativa u pret”, “bashkohuni kundër qeverisë”, etj.

2-“Shpata” raportonte: Gjet Kadeli ka ngritur flamurin, ndërsa Syrja Lamaj u thërriste ushtrisë. Rexhep Lazri element i rrezikshëm ka thënë mos dalim në punë. Dashnor Kazazi, Fadil Dushku, Pal Zefi, Muharrem Dyli, Syrja Lamaj,…kanë se këta do na mbytin në dru, këta janë shkaktarë, kriminelë, etj. Te sheshi qëlluan nënoficerin, Demir Pojani, Ulsi Pashollari, Luan Burimi, Fadil Dushku, Dervish Bejko. Kërkuan vijimin e revoltës.

3-“Planeti” raportonte:…Dervish Bejko tha se e kanë bërë sakat e nuk do më jetën… Latif Haxhiu i tha zëvendësministrit (Feçor Shehu): “Po na mbari nga 25 vjet në burg more të poshtër”. I dënuari Havzi Nela ka bërë agjitacion e propagandë. ka kërkuar lirimin dhe të mos punonin më në minierë.  

4-“Kaike e bukur” raportonte: Gëzim Medolli tha se do na shtypin vetëm me gjak, por gjakun tonë do ta paguajnë shtrenjtë, gjaku ynë do ua hajë kokën, e kemi për nder të vdesim me ju. Feta Dobrova tha se ia kanë veshur nënën dhe motrat me të zeza, se ishin të poshtër që i mbanin aty. 

5-“Shigjeta e kaltër” raportonte: Kanë thyer birucat Skënder Thaçi, Luan Burimi (ky thirri “poshtë komunizmi”), ndërsa Bedri Çoku thoshte se ushtria është me ta, ja vdekje ja liri. Ishin shkruar parulla “gjithë bota është me ne”. Kur erdhi zëvendësministri, të dënuarit Skënder Dajan Dashnor Kazazi, Jorgo Papa, Luan Burimi, Syrja Lame, Fadil Dushku, Dervish Bejko dhe Hajri Pashaj kanë thirrur “Ja vdekje-ja liri”, “ushtria është me ne”. Gëzim Çela, Kostandin Papa duke biseduar në prani të të dënuarve tha të ndaheshin në grupe. Iljaz Sulejmani thoshte të thyenin birucat e kampit. Flamurin e ka ngritur Rexhep Lazri, ndërsa shkon Mersin Vlashi…

6-“Shpata” raportonte: Fadil dushku vinte nëpër dhoma dhe bënte zgjimin duke thënë “çohuni çuna se u ngrit flamuri, doli drita”. Me këtë kanë qenë Luan burimi, Rexhep Lazri, Dashnor Kazazi, Joro Papa, të cilët thërrisnin “Rroftë Shqipëria e lirë. Këta do na trajtojnë kështu gjithë jetën. Kanë mbushur burgjet me njerëz” dhe masa bënte urra. Skënderi u bënte thirrje ushtarëve të mos qëllonin se ishin vëllezërit tanë. I dënuar S.T. i thotë Pal Zefit: “Ti qenke armik”. Pali i tha: “Po jam armik dhe kështu do vdes”. Në rrahjen e nënoficerit kanë marrë pjesë: Çaush Çoku, Bedri Çoku, Filip Jonica, Brahim Buzi, Syrja Lame, Niazi Bylykbashi, Gjon Prendi, Bardhyl Fejzollari, Skënder Daja, Jorgo Papa, Prend Dema, Pavllo Papa dhe Muho Curri. Ky foli se nuk punojmë në minierë se na morën jetën. Ndërsa Sami Dangëllia, Shefqet Asllani, Hodo Sokoli, Luan Burimi biseduan gjithë natën. Aty ishte Luan Koka që ëndërronte t’i ktheheshin dyqanet e humbura (konfiskuara). Murat Marta i dha atij fotografinë e Ismail Qemalit, duke e ftuar të mbante këtë, ndërsa atë tjetrin (Enverin) ta mbante në nevojtore.

7-“Bakri” raportonte: Në revoltë kanë marrë pjesë Xhemal Bali, ka hedhur parulla kundër pushtetit dhe partisë. Ka hedhur parullat: “Ja vdekje-ja liri”, “Shumë kemi duruar në thonjtë e këtyre maskarenjve”. Mersin Vlashi ka marrë pjesë në bërjen e flamurit. Feti Kumanaku ka dhënë bezen për flamurin. Gjet Kadeli ka ndihmuar për montimin e flamurit. Gjon Prendi, Fran Gega, Ndue Prendi kanë marrë pjesë duke hedhur parulla për “Shqipërinë e lirë”, “flamurin pa yll”. Ylber Darova ka marrë pjesë në revoltë, jepte udhëzime në krevatin e tij, Dervish Bejkos dhe Fejzi Pashajt. Hysen Xhani ka hedhur parulla kundër partisë, ka qenë i aktivizuar për të nxjerrë sa më shumë të dënuar të pakënaqur…Fetah Debrova, është organizatori për prishjen e stendave të emulacionit. Ka graduar pjesëtarët e revoltës…Ferit Avdullaj ka dashur t’u presë hundën dhe kokat personave që punojnë në prapavijë, u ka bërë thirrje ushtarëve të hidhnin armët se populli e ushtria ishin me ta.

8-Pushka raportonte: Të dënuarit Syrja Lame, Pavllo Papa, Luan Burimi, Muharrem Dyli, kanë shtyrë të dënuarit të shajnë policët. Syrjai iu drejtua të dënuarve dhe u thotë: “ç’prisni pse rrini? Pse keni frikë karshi këtyre qenve”, dhe vijoi: “poshtë komunizmi”, “poshtë partia”, “këtë që po bëni ju nuk e ka bërë as nazizmi”. U bëri thirrje ushtarëve: “Në kooperativa punoni për 5 lekë. Këta na kanë dënuar familjet”. Më kryesorët janë: Syrja Lame, Dashnor Kazazi, Pal Zefi, Luan Burimi, Skënder Daja, Ndrec Çoku, Jorgo Papa, Hasan Kolti.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur kastriot dervishi pseudonimet e spiunëve revolta e spaçit kastriot dervishi pseudonimet e spiunëve revolta e spaçit

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni