Aktualitet

Zjarri në pyllin e Semanit i pakontrollueshëm, Ushtria dhe Bashkia e Fierit bashkë në terren

VIDEO
Bashkia e Fierit është angazhuar me gjithë strukturat e saj dhe ka lokalizuar vatrat me anë të dronit, si edhe ka ardhur në ndihmë ushtria por ende flakët nuk janë vënë nën kontroll. 
Featured image of article: Zjarri në pyllin e Semanit i pakontrollueshëm, Ushtria dhe Bashkia e Fierit bashkë në terren Pamje nga zjarri

FIER– Vijon aktive vatra e zjarri që ka përfshirë pyllin e Semanit. Bashkia e Fierit është angazhuar me gjithë strukturat e saj dhe ka lokalizuar vatrat me anë të dronit, si edhe ka ardhur në ndihmë ushtria por ende flakët nuk janë vënë nën kontroll.

Deri më tani janë djegur 20 hektarë në pyllin e Semanit, ndërkohë që temperaturat e larta duket se po favorizojnë flakët.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shqipëria prej ditësh ndodhet nën pushtetin e flakëve. Në Rubik prej dy ditësh ka vatra zjarri në fshatin Molung. Po ashtu edhe në grykën e Qafë-Thanës, janë djegur sipërfaqe të konsiderueshme me pisha, lis dhe gështenja. Problematike situata shfaqet edhe në zonën e Ujit të Ftohtë në Tepelenë, kodrat e fshatit Hurmovë në Gjirokastër, majën e zezë në Velipojë, si dhe në malin e Shëngjinit.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment