Bota

Zjarri në mushkëritë e planetit, kërcënimi që vjen nga Amazona (FOTO)

Shkatërimi i Amazonës do të sillte pasoja katastrofike për njerëzimin.

BRAZIL- Prej disa ditësh zjarre masive kanë djegur sipërfaqe të konsiderueshme në Amazonë, çka ka alarmuar krejt botën, pasi njihet ndryshe si mushëkria e botës. Shkatërimi i saj do të sillte pasoja katastrofike për njerëzimin.

Zjarret në Amazona u kthyen në temë diskutimi edhe në takimin e G7, me kërkesë të Emanuel Macron, të cilët premtuan se do të japin ndihmë teknike dhe financiare për të ndihmuar në fikjen e zjarreve. 

Shuma të mëdha parash janë vënë në dispozicion nga biznesmenë dhe artisë të ndryshëm për fikjen e zjarreve.Një kontribut prej 5 milionë dollarësh ndihmë ka dhënë dhe aktori Leonardo Di Caprio.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment