Aktualitet

Zjarri në Elbasan/ Zjarrfikësi tregon momentet e vështira: Si luftuam me flakët dhe shpëtuam banorët

  • 2 orë në flakë, shkrumbohet banesa në Elbasan, helikopter dhe vinç, momentet emocionuese kur shpëtohet 7-vjeçarja (VD)
  • Zjarrfikësi u shpreh se ishte një aksion shumë i vështirë dhe se evakuuan një numër të madh banorësh.
    Featured image of article: Zjarri në Elbasan/ Zjarrfikësi tregon momentet e vështira: Si luftuam me flakët dhe shpëtuam banorët Zjarrfikësi në Elbasan

    Elbasan– Pasi luftuan për disa orë me flakët që përfshinë banesën në Elbasan foli për mediet edhe një nga zjarrfikësit. Ai u shpreh se ishte një aksion shumë i vështirë dhe se evakuuan një numër të madh banorësh.

    “Isha unë në momentet e para, zjarri ka qenë në përmasa shumë të mëdha dhe ishte shume vështirë për të vepruar. Ne evakuuam dhe iu dhamë kurajo të gjithë banorëve që të qetësoheshin dhe të rinin nëpër dritare. Zjarrin e shuam shpejt dhe filluan evakuimin e banorëve.”, u shpreh një nga zjarrfikësit.

    Për të shpëtuar banorët u desh ndërhyrja e një helikopter të kërkim shpëtimit të Forcës Ajrore dhe një viçi, të cilat shpëtuan nga flakët dhe tymi një 7-vjeçare cila kishte mbetur e izoluar brenda banesës së saj. Kjo e fundit priste në ballkon që të evakuohej teksa tymi dhe flakët kishin mbuluar gjithçka.

    J.V/Dosja.al

    Shto Koment