Aktualitet

Zjarri në Borsh/ Rrezikohen 350 krerë dele, e pamundur ndërhyrja e zjarrfikëseve

Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse është thuajse e pamundur për shkak të terrenit të vështirë.
Featured image of article: Zjarri në Borsh/ Rrezikohen 350 krerë dele, e pamundur ndërhyrja e zjarrfikëseve Zjarri në Borsh

BORSH– Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme kullotat verore të Borshit, duke u përhapur më pas në të gjithë zonën.

Mësohet se nga zjarri është rrezikuar një tufë krerësh prej 350 delesh. Ndërsa ndërhyrja e forcave zjarrfikëse është thuajse e pamundur për shkak të terrenit të vështirë.

Nuk dihen ende nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm apo ka ardhur për shkak të temperaturave të larta.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment