Aktualitet

Zjarri në bashkinë e Kamzës, flet punonjësja: Nuk ka vend për panik, u shua në kohë rekord

Përfaqësuesja e mediave në bashki tha se zjarri është shuar në kohë rekord dhe nuk ka vend për panik.
Featured image of article: Zjarri në bashkinë e Kamzës, flet punonjësja: Nuk ka vend për panik, u shua në kohë rekord Pamje nga zjarri

KAMËZ- Bashkisë së Kamzës ka reaguar për zjarrin që ra mëngjesin e sotëm në godinën e kësaj bashkie. Përfaqësuesja e mediave në bashki theksoi  për Fax News se nuk ka vend për panik dhe se flakët u shuan në kohë rekord.

“Nuk ka vend për panik. Ishte thjesht një shkëndijë zjarri që u shua shumë shpejt. Është një shkëndijë normale, dhe nuk ka asnjë dëmtim. U shua në kohë rekord.”, tha përfaqësuesja e medias në bashkinë Kamëz.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mësohet se shkaku i zjarrit ishte shpërthimi i dy kondicionerëve. Ka qenë një qytetar i cili është munduar që shuajë zjarrin me kova uji, derisa mbërriti zjarrfikësja. Nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment