Aktualitet

Zjarri brenda banesës në Elbasan/ Helikopter dhe vinç, momentet kur shpëtohet nga flakët vajza e vogël (VD)

  • 2 orë në flakë, shkrumbohet banesa në Elbasan, helikopter dhe vinç, momentet emocionuese kur shpëtohet 7-vjeçarja (VD)
  • Helikopter dhe vinç, Dosja.al sjell momentet kur shpëtohet nga flakët vajza e vogël 7-vjeçare në Elbasan. Ajo kishte ngelur e bllokuar pasi banesa kishte marrë flakë.

    Elbasan- Ende vazhdojnë flakët brenda banesës në Elbasan. Zjarrfikësja ka shpëtuar një vajzë të vogël, 7-vjeçe, e cila ndodhej në banesën që po shkrumbohet nga flakët.Pas disa orësh “luftë” me flakët forcat ajrore dhe ato zjarrfikësve kanë mundur të shpëtojnë vajzën nga tymi i madh dhe zjarri.

    Mësohet se në këtë aksion morën pjesë një helikopter i kërkim shpëtimit të Forcës Ajrore, me një grup të Forcave Speciale në bord dhe forcat zjarrfikëse. Vajza ishte izoluar në katin e 10 të pallatit.

    Ashtu siç shihet në pamjet e e siguruara nga Dosja.al  dhjetëra njerëz u mblodhën poshtë pallatit dhe prisnin në ankth shkuarjen e flakëve. Ende nuk dihet shkaqet e këtij zjarri të madh. Vetë zjarrfikësit deklaruan se ky i sotmi ishte një aksion i vështirë.

    J.V/Dosja.al

    Shto Koment