Bota

Zjarri apokaliptik në Amazonë kalon kufirin! Imazhet satelitore përcjellin pamjet e frikshme (FOTO)

Zjarri gjigand që ka përfshirë mushkëritë e planetit, ka kaluar kufirin duke përfshirë në flakë edhe Paraguain.
Featured image of article: Zjarri apokaliptik në Amazonë kalon kufirin! Imazhet satelitore përcjellin pamjet e frikshme (FOTO) Imazhet satelitore.

BRAZIL– Flakët e zjarrit në pyllin e Amazonës kanë shkatërruar zonën tre-kufitare midis Bolivisë, Brazilit dhe Paraguait, për rreth një javë. Siç tregojnë imazhet satelitore, zjarri vazhdon të konsumojë një zonë të gjerë të dukshme nga hapësira.

“Fronti i zjarrit tani nuk është aq i gjatë, por po shkon drejt jug-perëndimit, duke hyrë në territorin e Paraguait”,– tha studiuesi Iban Ameztoy në një njoftim të shoqëruar me imazhe të marra nga sateliti Sentinel i Kopernikut.

Ndryshimi në drejtimin e erës bëri që flakët që vinin nga Bolivia të hynin në rezervën natyrore të Tre Gjigandëve në Paraguai.

Në Brazil, zjarret tashmë kanë prekur shtatë shtete që do të marrin përforcime për të luftuar flakën. Pasi Ministria e Mbrojtjes dha një plan të detajuar se si 44,000 ushtarë do të vendosen në territorin e gjerë të Amazonës.

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro është kritikuar shumë nga bashkësia ndërkombëtare për menaxhimin e zjarreve. Javën e kaluar, Presidenti Francez Emmanuel Macron kërcënoi të bllokojë një marrëveshje tregtare me Mercosur.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Midis janarit dhe tre javëve të para të gushtit, Brazili regjistroi 71.497 shpërthime zjarri, numri më i madh për periudhën në shtatë vjet dhe pak më shumë se gjysma e atyre që raportuan në Amazonas, sipas të dhënave zyrtare të lëshuara javën e kaluar.     

Burimi: euronews       

(R.L/Dosja.al)                                     

               

Shto Koment