Bota

Zjarret në SHBA/ Humbin jetën 31 persona si pasojë e ajrit të ndotur

VIDEO
Autoritetet po presin që numri i përgjithshëm i vdekjeve të rritet, pasi drejtori i menaxhimit të emergjencës në Oregon tha se zyrtarët që ndodhen në vendngjarje kanë raportuar se shumë persona janë zhdukur.
Featured image of article: Zjarret në SHBA/ Humbin jetën 31 persona si pasojë e ajrit të ndotur Zjarret ne SHBA

SHBA- Zjarret e ndezura nëpër Bregun Perëndimor të SHBA-së kanë marrë jetën e të paktën 31 personave.

Autoritetet po presin që numri i përgjithshëm i vdekjeve të rritet, pasi drejtori i menaxhimit të emergjencës në Oregon tha se zyrtarët që ndodhen në vendngjarje kanë raportuar se shumë persona janë zhdukur.

Më shumë se 40,000 njerëz në shtet janë evakuuar dhe rreth 500,000 po përgatiten të largohen pasi u është thënë se situata në vend po përkeqësohet.

Të paktën 1,500 metra katrore janë djegur në Oregon gjatë ditëve të fundit. Ndërkohë, tymi nga zjarret po paraqet një rrezik për shëndetin për miliona njerëz. Sipas mediave të huaja, zjarrëfikësit po luftojnë me flakët vdekjeprurëse që kanë shkatërruar tashmë disa qytete.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Burimi: Metro

(a.k.dosja.al)

Shto Koment