Aktualitet

Zjarret në 8 qarqe të Shqipërisë/ Reagon Olta Xhaçka: Nuk do kursehen individët që i vënë zjarrin kullotave e pyjeve!

Po ashtu ajo ka bërë të ditur se dhjetra efektivë të Forcave të Armatosura, të pajisur me mjetet e veshjet e posaçme kundër zjarreve janë angazhuar në disa operacione në Fier, Shkodër, Vlorë, Tiranë, Lezhë, për shuarjen e zjarreve.
Featured image of article: Zjarret në 8 qarqe të Shqipërisë/ Reagon Olta Xhaçka: Nuk do kursehen individët që i vënë zjarrin kullotave e pyjeve! Foto ilustruese

TIRANË- Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, ka reaguar për zjarret e shumta që kanë përfshirë gjatë ditëve të fundit Shqipërinë. Në postimin që ka ndarë në rrjetet sociale Xhaçka, thotë se zjarret janë shkatuar më shumë nga dora e njeriut se sa nga temperaturat e larta. Po ashtu ajo ka thënë se nuk do kursehet asnjë individ që i vë zjarrin kullotave dhe pyjeve, por as pushteti vendor nëse nuk i përgjigjet situatave të emergjencës.

Po ashtu ajo ka bërë të ditur se dhjetra efektivë të Forcave të Armatosura, të pajisur me mjetet e veshjet e posaçme kundër zjarreve janë angazhuar në disa operacione në Fier, Shkodër, Vlorë, Tiranë, Lezhë, për shuarjen e zjarreve.

Reagimi i plotë i Olta Xhaçkës

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Flakët e shkaktuara nga dora e njeriut më shumë sesa nga termparaturat e larta, kanë prekur sipërfaqe të tëra me pyja e kullota në 8 qarqe të vendit. Dhjetra efektivë të Forcave të Armatosura, të pajisur me mjetet e veshjet e posaçme kundër zjarreve janë angazhuar në disa operacione në Fier, Shkodër, Vlorë, Tiranë, Lezhë etj, ditë e natë, për shuarjen e zjarreve që famtirësisht nuk kanë cënuar sigurinë e banorëve në këto zona. Angazhimi i FA nga toka e ajri do të jetë i pakursyer në të gjitha rastet kur, sipas ligjit, pushteti vendor ka ezauruar të gjithë kapacitetin me njerëz e mjete.
Ligji “Për mbrojtjen Civile”, të cilin e kemi miratuar një vit më parë e që përben një prej elementëve më të rëndësishëm të reformës në fushën e emergjencave civile, nuk kursen as pushtetin vendor në rast se nuk i përgjigjet situatave të emergjencës, por as individët që i vënë zjarrin kullotave e pyjave, duke shkaktuar miliona lekë dëm të pasurisë kombëtare.

(A.K.dosja.al)

Shto Koment