Aktualitet

Zjarr tek Kepi i Rodonit/ Flakët përfshinë pronën e Kishës Françeskane, rrezikohen mijëra hektarë pyje

Dyshohet se zjarri është i qëllimshëm pasi Kisha Franceskane ka prej vitesh përplasje me banorët e zones për tokën ku është ndërtuar. Ndërkohë që bashkë me kishën, rrezikohet që të shkrumbohen 50 hektarë pyje të zonës.
Featured image of article: Zjarr tek Kepi i Rodonit/ Flakët përfshinë pronën e Kishës Françeskane, rrezikohen mijëra hektarë pyje Foto ilustruese

DURRËS– Një zjarr i madh ka rënë mbrëmjen e sotme në pronën private të Kishës Françeskane në Kepin e Rodonit. Për të shkuar zjarrin, në vendngjarje kanë shkuar tre zjarrfikëse, por për shkak të terrenit është e vështirë ndërhyrja e tyre.

Dyshohet se zjarri është i qëllimshëm pasi Kisha Franceskane ka prej vitesh përplasje me banorët e zones për tokën ku është ndërtuar. Ndërkohë që bashkë me kishën, rrezikohet që të shkrumbohen 50 hektarë pyje të zonës.

NJOFTIMI I POLICISË:

Durrës/Informacion paraprak

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më datë 08.09.2020, rreth orës 21:30, në Shën Pjetër, Ishëm, Durrës, në disa shkurre ka rënë zjarr.

Shërbimet e Policisë dhe Zjarrëfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit i cili ndodhet larg banesave.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment