Aktualitet

Zjarr në një servis në Fushë-Krujë, digjet makina tip Benz, e gjitha zona pa energji (VD)

Dosja.al mëson se zjarri ka rënë në servisin e Ardjan Bakallit, që ndodhet në rrugën Fushë-Krujë-Vorë në vendin e quajtur Ura e Gjoles. Nga zjarri është djegur një makinë tip Benz.
Përditësuar:

Krujë- Pak minuta më parë ka pasur një zjarr të fuqishëm në zonën e Fushë-Krujës në pjesën e pasme të një servisi, ku është djegur një makinë tip Benz. 

Dosja.al mëson se servisi në pronësi të Ardjan Bakalli ndodhet në rrugën Fushë-Krujë-Vorë, në vendin e quajtur Ura e Gjoles.  Zjarri dyshohet se është përhapur me shpejtësi të madhe pasi iu ishte fillimisht vënë disa mbeturinave.

Ka qenë ndërhyrja e zjarfikësve nga Kruja dhe Vora që kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Po kështu OSHEE ka ndërprerë energjinë elektrike në zonë për arsye se nga zjarri janë rrezikuar edhe kabujt e tensionit të lartë që ndodheshin afër servisit.  

J.V/Dosja.al 

Shto Koment