Aktualitet

Shkak bëhen foletë e dallëndysheve, zjarr në një kabinë elektrike në Berat, banorët e lagjes Uznovë mbesin “në errësirë”

VIDEO
Shkëndija elektrike ka ndodhur për shkak të disa fole dallëndyshesh, të cilat kanë  shkaktuar masë në telat e tensionit të lartë në kabinë, duke bërë që ato të marrin flakë.
Featured image of article: Shkak bëhen foletë e dallëndysheve, zjarr në një kabinë elektrike në Berat, banorët e lagjes Uznovë mbesin “në errësirë” Foto nga ngjarja

BERAT- Lagja Uznovë në qytetin e Beratit, ka mbetur pa energji elektrike prej më shumë së një ore. Shkak për ndërprerjen e dritave është bërë një shkëndijë flake në një prej kabinave të energjisë elektrike në këtë lagje.

Shkëndija elektrike ka ndodhur për shkak të disa fole dallëndyshesh, të cilat kanë  shkaktuar masë në telat e tensionit të lartë në kabinë, duke bërë që ato të marrin flakë. Tymin në këtë kabinë e kanë parë banorët pasi u është ndërprerë energjie elektrike. Në videon e publikuar nga “Balkan Web” shihen zjarrëfikët që po shuajnë zjarrin në kabinë

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në vendngjarje kanë shkuar zjarrëfikësit, të cilët janë informuar nga banorët e zonës. Pas fikjes së zjarrit, elektriçistët po punojnë për riparimin e kabujve dhe kthimin e energjisë elektrike.    

(I.A/dosja.al)

Shto Koment