Aktualitet

Zjarret nuk kanë të ndalur. Flakët përpijnë Kodër Krastë-n, dhjetëra hektarë pyje dhe kullota digjen në Fushë-Krujë

Flakët po përhapen me shpejtësi të madhe dhe mësohet se kanë marrë para një sipërfaqe të madhe me pemë e shkurre.
Featured image of article: Zjarret nuk kanë të ndalur. Flakët përpijnë Kodër Krastë-n, dhjetëra hektarë pyje dhe kullota digjen në Fushë-Krujë Foto ilustruese
Përditësuar:

ELBASAN–Një zjarr masiv ka përfshirë kodrën e Kodër-Krastës në Elbasan. Flakët po përhapen me shpejtësi të madhe dhe mësohet se kanë marrë para një sipërfaqe të madhe me pemë e shkurre.

Të pranishëm në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse si dhe policia. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm. Zjarrfikësit vazhdojnë luftën me flakët në terren.

Ndërsa në Fushë-Krujë është rindezur sërish zjarri që vazhdoi mbrëmjen e djeshme. Mëngjesin e sotëm ai djegur me dhjetra hektarë pyje dhe kullota.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Zjarret në Shqipëri janë bërë të përditshme, më të rrezikuarat janë malet, kodrat dhe pyjet.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment