Aktualitet

Zjarr i madh në Fier, digjen dhjetëra rrënjë ullinjsh dhe rrezikohet një banesë (Video)

Siç shihet edhe në pamjet e siguruara nga Dosja.al zjarri ka përfshirë zonën e fshatit Vreshtas dhe Gjorgos.

FIER– Një zjarr i madh ka përfshirë pyllin në fshatin Vreshtas dhe Gjorgos në Fier. Dosja.al ka siguruar pamjet nga vendngjarja ku shihet se tymi ka mbuluar zonën.

Deri më tani mësohet se janë djegur disa rrënjë ullinjsh dhe rrezikohet një banesë aty pranë. Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikëset dhe po punohet për shuarjen e flakëve ndërkohë që terreni i vështirë e bën më të komplikuar situatën.

Ende nuk dihet shkaku i rënies së flakëve, ndërkohë që në fhsatin Vreshtas ka mbërritur edhe drejtori i MZSh-së në Patos Alket Halimi.

(f.m/dosja.l)

Shto Koment