Aktualitet

Zjarr i madh në Elbasan, rrezikohet shpërthimi i Uzinës së Lëndëve Plasëse

Raportohet se në Uzinë ka një sasi prej 150 tonësh ekzogjen si dhe 3 ton barut të zi.
Featured image of article: Zjarr i madh në Elbasan, rrezikohet shpërthimi i Uzinës së Lëndëve Plasëse Uzina
Përditësuar:

ELBASAN– Një zjarr masiv ka përfshirë një sipërfaqe shkurresh në qytetin e Elbasanit. Zjarri është përhapur si pasojë e erës dhe ka arritur pranë Uzinës së Lëndëve plasëse.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se rrezikohet të shpërthejë Uzina që është e mbushur me lëndë shumë të rrezikshme. Raportohet se në Uzinë ka një sasi prej 150 tonësh ekzogjen si dhe 3 ton barut të zi.

Në vendngjarje kanë mbërritur dy automjete zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Uzina e Lëndëve Plasëse Mjekës është një ndërmarrje shtetërore, e themeluar në vitin 1962, me qëllim përmbushjen e kërkesave të Forcave të Armatosura Shqiptare për eksplozivë.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment