Aktualitet

Zjarr i madh në Dropull, forca të shumta zjarrëfikëse në vendin e ngjarjes

Deri tani janë shënuar dëme të shumta në kullota ku janë djegur mbi 15 hektarë dhe janë djegur 150 pisha që që janë pjesë e e Parkut Natyror të Goranxisë.
Featured image of article: Zjarr i madh në Dropull, forca të shumta zjarrëfikëse në vendin e ngjarjes Zjarri në Dropull

TIRANË- Një zjarr i madh ka rënë në fshatrat Dervician dhe Goranxi në Bashkinë Dropull. Sipas informacioneve mësohet se në luftë me flakët janë 30 forca zjarrëfikëse dhe Forca të Armatosura. Në vendngjarje kanë shkuar 4 makina që janë në luftë me flakët.

Deri tani janë shënuar dëme të shumta në kullota ku janë djegur mbi 15 hektarë dhe janë djegur 150 pisha që që janë pjesë e e Parkut Natyror të Goranxisë.

Në krye të operacionit është vendosur drejtori i zjarrëfikëseve Kujtim Bizhga i cili po koordinon se bashku me prefektin e Qarkut Gjirokastër operacionin e shpëtimit nga zjarri të të gjithë kurorës se gjelbër.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ne alarm janë vënë edhe zjarrëfikesët e Libohovës dhe Dropullit, po punohet për vendosjen në kontroll të flakëve. Ky është zjarri i dytë brenda 24 orëve kurora e gjelbër mes fshatrave Dervician dhe Goranxi në Bashkinë Dropull.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment