Politike

Zingraf takon Prokurorin e ri të Përgjithshëm: Zgjedhja e Olsian Çelës konsolidon besimin e qytetarëve

  • Ndërkombëtarët në zyrën e Olsian Çelës, Soreca: Diskutuam përparësitë
  • Përmes një njoftimi në profilin zyrtar të “Facebook”, ambasada shprehet se Zingraf e përgëzoi Çelën për detyrën e re, që mori në datën 5 dhjetor.
    Featured image of article: Zingraf takon Prokurorin e ri të Përgjithshëm: Zgjedhja e Olsian Çelës konsolidon besimin e qytetarëve Olsian Çela

    TIRANË– Ambasadori Gjerman Peter Zingraf ka zhvilluar sot një takim  me Prokurorin e ri të Përgjithshëm Olsian Çela.

    Përmes një njoftimi në profilin zyrtar të “Facebook”, ambasada shprehet se Zingraf e përgëzoi Çelën për detyrën e re, që mori në datën 5 dhjetor.

    Ambasada Gjermane Tiranë shkruan se ambasadori gjate takimit u shpreh:

    Gjermania, së bashku me Bashkimin Evropian, ka mbështetur gjithmonë zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri dhe do ta vijojë të bëjë këtë edhe në të ardhmen.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm përmes parlamentit pas verifikimit dhe vlerësimit të kandidatëve nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë është një hap thelbësor në zbatimin e reformës në drejtësi dhe do të konsolidojë besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë. I uroj Prokurorit të ri të Përgjithshëm shumë forcë dhe suksese në detyrën e tij të rëndësishme”, shkruan ambasada gjermane.

    Pak ditë më parë, Kuvendi i Shqipërisë zgjodhi Olsian Çelën si kryeprokurorin e ri të vendit. Çela, i njohur gjithashtu si prokurori i dosjeve të nxehta, ka marrë 101 vota pro, ndërsa dy kandidatet e tjera kanë marrë së bashku 19 vota në favor të tyre. Të parët që reaguan për zgjidhjen e tij ishin ndërkombëtarët. Ata theksuan se prioritet është Reforma në Drejtësi.

    (a.m/dosja.al)

    Shto Koment