Sport

Zidane rikthehen dy lojtarë premtues në Madrid, vlejnë si blerje të reja

Trajneri i Real Madridit ka në plan të rikthejë dy lojtarë të talentuar të klubit, aktualisht të huazuar
Featured image of article: Zidane rikthehen dy lojtarë premtues në Madrid, vlejnë si blerje të reja Zinedine Zidane

Zinedine Zidane i ka planet e qarta për merkaton e verës. Trajneri i Real Madridit ka në plan të rikthejë dy lojtarë të talentuar të klubit, aktualisht të huazuar.

Marokeni Achraf Hakimi është emri i parë që do të rikthehet. Ai aktualisht luan te Borussia Dortmund. Francezi Zidane ka vendosur që ta rikthejë, edhe pse në Madrid luan Dani Carvajal në atë pozicion.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Emri i dytë është Martin Odegaard. Mesfushori ofensiv ka bërë një sezon fantastik te Real Sociedad dhe do të rikthehet në Madrid. Norvegjezi ka shumë vite që e pret një mundësi të tillë dhe më në fund e ka pranuar.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment