Sport

“Zidane ndryshoi idenë time të futbollit”, Ancelotti flet hapur për të kaluarën

Dikur Don Carlo preferonte sistemin me dy mesfushorë krahu dhe dy sulmues qendre, por kur ke një si Zidane...
Featured image of article: “Zidane ndryshoi idenë time të futbollit”, Ancelotti flet hapur për të kaluarën Carlo Ancelotti

Carlo Ancelotti ka punuar në skuadrat më të mëdha europiane. Karriera e tij është e jashtëzakonshme. Në vitin 1999 ai mori drejtimin e Juventusit, ku e nisi me skemën 4-4-2.

Ai ishte ende me idetë e vjetra dhe ky sistem ishte më i njohuri i kohës, me dy mesfushorë krahu dhe dy sulmues qendre. Megjithatë, ai shpejt ndryshoi gjithçka. Lojtari i cili e bëri të ndryshonte mendim ishte Zinedine Zidane, i cili luante si trekuartist.

Së fundmi Don Carlo ka folur për Sky Sport, ku ka pranuar se francezi e bëri të ndryshonte skemë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Po, e pranoj. Ishte Zidane ai i cili ndikoi që të ndryshoja sistemin tim të lojës. Ai bëri që të luaja në një mënyrë ndryshe. Vitin e parë te Juventusi kalova te skema 3-4-1-2. Del Piero dhe Inzaghi luanin në sulm, ndërsa Zidane pas tyre”, rrëfehet trajneri aktual i Evertonit në Premier League.

“Kam qenë i fiksuar pas sistemit 4-4-2, por Zidane ndryshoi idenë time të futbollit. Doja ta vendosja në pozicionin ku do të jepte më të mirën, kështu që hoqa dorë nga skema me dy lojtarë krahu”, përfundon Ancelotti.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment