Sport

Zidane-Mbappe shkëmbejnë sinjale nga larg, po presim super transferimin!

Mbappe foli i pari, tani e ka radhën Zizu
Featured image of article: Zidane-Mbappe shkëmbejnë sinjale nga larg, po presim super transferimin! Zinedine Zidane

Trajneri Zinedine Zidane e ka marrë sinjalin e fundit nga Kylian Mbappe. Ky i fundit deklaroi se e ka patur idhull njeriun i cili aktualisht drejton Real Madridin, ashtu si edhe tekniku e ka kuptuar se ka shanse për ta transferuar në “Santiago Bernabeu” sulmuesin.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes së Kupës së Mbretit kundër Unionistas de Salamanca, Zidane foli për disa tema, por vëmendjen më të madhe e morën fjalitë e tij për kampionin e botës, aktualisht yll i PSG-së.

“Shembulli për t’u ndjekur tani është Kylian. Unë dikur kam qenë shembull, sepse disa njerëz kanë pëlqyer mënyrën time të lojës dhe kështu për të gjithë lojtarët e tjerë”, u shpreh Zidane.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mbappe e di mirë se, nëse do “Topin e Artë”, duhet të thotë një përgjigje të ngjashme me fjalën “Telebingo”, nëse merr një telefonatë nga Florentino Perez.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment