Sport

Zidane: Klopp më ka thënë se isha 100 herë më i mirë se Salah, por…

... Kishte problemin e shumë talenteve: kokën!
Featured image of article: Zidane: Klopp më ka thënë se isha 100 herë më i mirë se Salah, por… Kur Mohamed Zidane punonte me Klopp

Kanë të njëjtin emër, talent të madh, por karriera të ndryshme.

Po flasim për Mohamed Zidane dhe Mohamed Salah, të cilët para një dekade cilësoheshin lojtarë premtues, por rrugëtimi i tyre mori drejtime të tjera me kalimin e viteve. Kulmi i të parit ishte te Borussia Dortmund. Nga viti 2008 deri në vitin 2012 ai luajti me fanellën verdhezi, ku u njoh me trajnerin Jurgen Klopp.

Duke folur për “The Sun”, ai ka zbuluar një gjë interesante që i ka thënë gjermani. “Klopp më ka thënë që kam qenë 100 herë më i mirë se Mohamed Salah, por duhet të kisha qenë më shumë profesionist. Ai më thoshte se kisha talent të madh dhe shumë aftësi, por më mungonte përqendrimi”, është shprehur Zidane.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Me siguri që do të bëhesha një nga lojtarët më të mirë në botë. Salah është më profesionist se unë. Aië shtë i përkushtuar si Messi dhe Ronaldo“, ka shtuar egjiptiani.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment