Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Aktualitet
Zhvillohet dëgjesa publike me inxhinierët për pallatet e dëmtuara nga tërmeti, Veliaj: Dëmshpërblimet i mbyllim përpara
16 Korrik 2020, 14:41Nga DOSJA
TIRANË– Tërmeti i 26 nëntorit të shkuar preku shumë rëndë zonën e Kombinatit në Tiranë, duke nxjerrë të pabanueshme disa pallate, të cilat sot po vlerësohen nëse duhEn prishur për t’u rindërtuar, apo nëse ka mundësi për rikonstruksion.
Bashkia e Tiranës nisi sot dëgjesat publike me inxhinierë ndërtimi dhe ekspertë, të cilët kanë kryer vlerësimet përkatëse për pallatet në fjalë, e në bazë të përfundimit të raportit të tyre do të merret vendimi për prishjen ose jo.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj siguroi qytetarët se fjala e fundit për marrjen e një vendimi të tillë u takon vetëm inxhinierëve të licencuar dhe ekspertëve, në bashkëpunim me Institutin e Ndërtimit.
“Asnjë nuk e ka të lehtë kur largohet nga shtëpia, madje as kur ndërron një shtëpi ku ruan kujtimet e fëmijërisë, le më kur është i detyruar për shkak të tërmetit. Por, janë vendime të drejta e të rëndësishme që duhet t’i marrim sot. Për çdo studim të thelluar të një pallati ka 7-8 libra me raporte; ka gjithashtu, edhe oponencën teknike të Institutit të Ndërtimit,”- tha ai, në dëgjesën për vlerësimin e pallateve nr. 149, 151, 155 157, 160 165, 174, në Kombinat dhe Kashar.
Veliaj theksoi se në Këshillin Bashkiak janë miratuar 3 mijë pagesat e para për dëmshpërblimet kesh, ndërsa shumë shpejt do të miratohet edhe lista me 3 mijë emrat e tjerë, deri në përmbylljen e plotë të 7 mijë dosjeve të mbetura. Veliaj shtoi se deri tani janë miratuar 200 kontratat e para individuale për dosjet e rindërtimit të kategorisë DS4-DS5, ndërsa po kryhet ekspertiza e thelluar për pallatet.
“Jam shumë i lumtur që Këshilli Bashkiak ka miratuar listën me 3000 emrat e parë. Qeveria e Edi Ramës ka disbursuar rreth 560 milionë lekë për fazën e parë. Do të kalojmë edhe 3100 emrat e tjerë, për ta mbyllur para pushimeve të verës procesin. Edhe nëse pas meremetimeve tepron diçka, nuk na detyrohen asnjë faturë mbrapsht, le të shkojë për pushimet e atyre familjarëve që u traumatizuan me dëmet që patën në shtëpi. Ndërkohë, miratuam 200 kontratat e para të shtëpive individuale DS4/DS5 dhe kemi marrë nga të gjitha studiot inxhinierike akt-ekspertizat për 92 objekte pallatesh, nga të cilat deri në këtë moment 52 kanë rezultuar për prishje, 10 për rikonstruksion, 8 në proces diskutimi, dhe të tjerat pa problematika,”– tha Veliaj.
Kryebashkiaku nënvizoi se “KombinArt” është një nga projektet më ambicioze për 100 vitet e Tiranës Kryeqytet, që jo vetëm do t’i japë zgjidhje strehimit të familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, por do të sjellë zhvillim të madh në Kombinat, duke e kthyer atë në polin më të ri të kryeqytetit për artin dhe kulturën.
“Për lagjen e re që quhet ‘Kombinart’, e cila ndodhet vetëm në anën tjetër të rrugës, kemi parashikuar apartamente të reja falas për të gjitha familjet e prekura dhe një potencial zhvillimi afatgjatë, për të mos e kthyer në një geto me banorë të prekur nga tërmeti, por të jetë një lagje për 20.500 banorë, ku do ketë katër institucione të reja arsimore, shkolla, kopshte, çerdhe, 9 pika social-kulturore dhe 5 sheshe me shërbime të reja, si Sheshi i Teknologjisë, i Muzeut, Sheshi Universitar, Sheshi Garibaldi dhe ai i Gastronomisë, si hapësira rekreative të Kombinatit të ri. Nganjëherë lipset të marrim vendime të vështira, por të drejta. Historitë si Astiri, Teatri, kanë gjithmonë rezistencë, por duhet të marrim vendime. Agonia e mungesës së vendimmarrjes na çon në kolaps, ndaj kjo është arsyeja pse parashikoj që për vendimet që do marrim sot e në vijim, mbledhjen e komisioneve të Këshillit Bashkiak do ta quajmë të hapur derisa t’i mbarojmë të gjitha dëgjesat, para se të shkojmë për votim. Jam i bindur se në afatgjatë historia do na dëmshpërblejë,”- theksoi Veliaj.
Për vendimmarrjet për çdo objekt ka një akt-ekspertizë të thelluar, ku përgatitet një raport paraprak mbi studimin e materialeve të objektit që është ndërtuar, ekziston studimi inxhinieriko-sizmiologjik i asaj godine, studimi gjeologjiko-inxhinierik i godinës ekzistuese.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Akademiku Ardian Ndreca ka replikuar sërisht sot me Auron Taren dhe shpjegon qëndrimin e tij për studimin mbi dy shkrimtarët Martin Camaj dhe Ernes...
SARANDË– Dy burra janë përfshirë në sherr me grushte në Sarandë, në Butrint. Në videon e publikuar nga JOQ, shihet se dy burrat në fjalë, debatojnë q...
GREQI–Autoritetet greke po hetojnë në dy pista për vdekjen e 16-vjeçares shqiptare. Pista e parë është ajo e vetëvrasjes, por familjarët kanë kërkuar het...
TIRANË- Botimin “Dritëhije mbi Martin Camajn dhe Ernest Koliqin”, të botuar në “Peizazhe të fjalës”, studiuesi dhe pedagogu Gëzim Basha e konsideron si një...
Disa të dhëna hetimore, të zbuluara së fundmi nga “Boldnews.al” tregojnë se prokurorja Donika Prela ka blerë një apartament të ndërtuar nga kompania “Lim-Em”, m...
TIRANË- Policia e Tiranës ka proceduar sot një pronar lokali, pasi është kapur duke ushtruar aktivitetin tregtar në kundërshtim me rregullat kundër COVID-1...
LEZHË -Zjarri i rënë në zonën e Lezhës gjatë ditës së hënë, ka djegur më shumë se 3 hektar pyje. Mësohet se flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe me...
TIRANË -Gjykata e Tiranës ka zbutur masën e sigurisë për Amarilda Lekën, ish-asistenten e ish-ministres së Inovacionit dhe Administratës Publike,Milena Har...
TIRANË– Policia e Tiranës ka bërë bilancin e arrestimeve në 24 orët e fundit. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë vënë...